Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Pikëpyetjet mbi kundërsulmin e Ukrainës në Kharkiv

Shpejtësia e kundërofensivës së ushtrisë ukrainase në rajonin lindor të Kharkiv-it nuk është asgjë më pak se e “llahtarshme”.

“Brenda katër ditësh, Ukraina anuloi katër muaj sukses të ushtrisë ruse që i kushtoi një sasi të madhe viktimash”, tha për mediumin “Al Jazeera” Nikolay Mitrokhin, një ekspert rus në Universitetin gjerman të Bremenit.

Por shpejtësia dhe lehtësia me të cilën Ukraina rifitoi kontrollin e zonës që shtrihet në perëndim të kufirit rus dhe në veri të “Republikës Popullore të Luhanskut” separatiste po ngre disa pikëpyetje.

Rusët nuk braktisën pothuajse asnjë artileri apo automjete të blinduara dhe tërheqja e tyre nga zona e fortifikuar nuk dukej si një ikje në panik.

Ekziston vetëm një rrugë e ngushtë që lidhte qytetet e pushtuara të Kupiansk-ut dhe Izyum me kufirin rus.

“Por tërheqja nuk e bllokoi atë”, tha Mitrokhin.

Për të, kjo nënkupton një vendim të qëllimshëm të marrë në Kremlin për të lënë zonën dhe për të përdorur fuqinë punëtore dhe armatimin pranë zonave të kontrolluara nga separatistët.

“Ministria ruse e Mbrojtjes mori një vendim – që me sa duket erdhi nga lart – për të tërhequr plotësisht forcat nga Kharkiv-i dhe të përdorin burimet e disponueshme për të mbajtur pozicionet në Donetsk dhe ndoshta kufirin e Luhanskut”, tha Mitrokhin.

“E gjithë kjo nuk është veçse një ribërje e tërheqjes së Rusisë nga Ukraina veriore në prill”, tha ai.

Moska e quajti tërheqjen e prillit nga katër rajone, përfshirë Kievin, një “gjest vullneti të mirë”, por zyrtarët dhe analistët ukrainas thanë se ajo ishte shkaktuar nga llogaritjet e gabuara dhe humbjet e mëdha në fuqi punëtore dhe pajisje ushtarake.

Vëzhguesit e tjerë nuk pajtohen rreth asaj që ndodhi në Kharkiv.

Një ish mercenar rus, i cili luftoi në ushtrinë famëkeqe private të Wagner-it, tha se disfata shfaq një problem shumë më të thellë brenda pushtetit të lartë të Rusisë.

“Ky spot tregoi se si gjeneralët tanë kanë humbur përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme lidhjen me realitetin duke treguar joprofesionalizëm të plotë dhe duke lejuar mbrojtjen e zonave të caktuara nga njësi të tilla që janë në thelb të dobëta”, tha Marat Gabidullin.

Sipas tij, ministria e mbrojtjes e Rusisë është një mbretëri e raportimeve të rreme.

Marrë nga “Al Jazeera”

LAJME TË TJERA >>