Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Përplasja mes Rusisë dhe Ukrainës vendos në pikëpyetje vendin e finales së Champions League

Finalja e UEFA Champions League 2021/22 do të organizohet më 28 maj në stadiumin “Krestovsky” të Shën Petersburgut në Rusi.

Përplasjet e fundit diplomatike dhe ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës mund të jenë një faktor kyç në organizmin e finales jashtë Shën Petersburgut.

UEFA ka lajmeruar se për momentin nuk ka plane për të zhvendosur finalen, por në rast të përshkallzimit të përplasjes ajo mund të organizohet në një tjetër vend.

Hera e fundit kur Rusia priti një finale të Champions ishte në vitin 2008. Në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, Manchester United u përballë me Chelsea-n. Rusia ishte dhe vendi pritës i Kupës së Botës 2018, si dhe priti disa ndeshje të Euro 2020.

Ndërsa, Ukraina priti për herë të fundit një finale të Champions në vitin 2018. Në Kiev u përballën Real Madrid-i dhe Liverpool-i.

Sipas mediave britanike, nëse finalja nuk do të organizohet në Shën Petersburg ka të ngjarë që ajo të shkojë në “Wembley”. Vlen për t’u theksuar se qyteti që pret finalen mund të ketë të ardhura mbi 70 milionë euro.

LAJME TË TJERA >>