Inter do vijë në Shqipëri në datën 16 korrik 2023. Kështu njofton gazetari i Oversport, Alban Xhihani. Në nisje të derbit Inter – Milan që po luhet për javën e 21-të, komentatori njoftoi se zikaltërit shumë shpejt do zyrtarizojnë miqësoren. Pritet që Partizani të jetë kundërshtari i Inter në miqësoren e Tiranës, teksa ende nuk ka një konfirmim.
“Po përgatitet me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm të kryetarit të bashkisë së Tiranës, po organizohet ardhja e Interit në muajin korrik. Data 16 korrik po flitet, është pothuajse e bërë, pritet vetëm zyrtarizimi”, tha gazetari Alban Xhihani.
Ndërkohë që në panel, aktori dhe sportdashësi Kastrioti Çaushi tha se mund të jetë Partizani skuadra shqiptare që do përballet me Inter në “Air Albania”.