Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Për çfarë akuzohet Vangjush Dako?

Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkisë së Durrësit, është rikthyer në vëmendjen mediatike mbrëmjen e 6 qershorit, kur Prokuroria e Posaçme do të lëshonte për të dhe për gjashtë zyrtarë të tjerë të bashkisë, një urdhër-arrest, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Dako është në mesin e 10 personave të arrestuar, ish-zyrtarë të këtij institucioni, që akuzohen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Dako, shumë herë i përfolur rreth ngjarjeve të tilla, por asnjëherë më parë i akuzuar, ishte thirrur në SPAK më 16 mars lidhur me një çështje që asokohe ishte e padeklaruar nga SPAK dhe as vetë ai nuk dha detaje.

Dako, pak minuta pas publikimit mediatik të tij të urdhër-arrestit, u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Paraprakisht, dihet se rasti lidhet me një pallat në qendër të Durrësit, të cilit Dako i ka dhënë 12 vjet më parë leje për t’u ndërtuar dhe madje, kjo leje është abuzuar duke shtuar dhe kate mbi. Por, veprime për prishjen nuk janë marrë…përkundrazi, pallati qëndroi në këmbë deri më 26 nëntor 2019, kur një tërmet i fuqishëm goditi zonën e Durrësit, me lëkundje që u ndjenë në gjithë Shqipërinë dhe dëme shkatërruese në disa qarqe të vendit.

Kallëzimi i parë është ai i banorëve të një pallati në lagjen Nr.5 në Durrës, që u bë i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit 2019. Sipas banorëve, leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në dosjen e SPAK, janë zbardhur shkeljet ligjore që janë kryer nga ana e ish-zyrtarëve, ku para së gjithash, Dako akuzohet për dy episode të ndryshme, nën të njëjtën akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës.

Sipas dosjes, del se për rastin e parë, atë të pallatit 11-katësh, SPAK citon, “aktet për këtë pallat janë përpiluar në një hark të shumë të shkurtër kohor dhe rezulton se qëllimi i vërtetë i zyrtarëve të Bashkisë Durrës, por dhe i ndërtuesit, ka qenë pajisja me dokumentacionin tekniko-ligjor të ndërtimit të objektit, i cili jo vetëm kishte përfunduar shumë kohë më parë, por njëhëkohëisht ka qenë i pamundur të ndërtohet në një afat kohor prej 7 muajsh”.

 

SPAK evidenton gjithashtu se në projekt ishte parashikuar që ashensori të zbresë deri në pjesën e garazheve, ndërtim ky që nuk është bërë.

Më tej, drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të territorit, Adhurim Qehajaj, është po ashtu pjesë e të kallëzuarve dhe i arrestuar gjithashtu.

Punonjës të tjerë të bashkisë, kallëzohen, së bashku me kompaninë Ndregjoni, e cila ka ndërtuar objektin.

Pjesë e të kallëzuarve, është edhe kryetarja aktuale e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, por lidhur me të, asnjë veprim nuk është marrë deri tani të paktën.

Akuza, nuk lidhet vetëm me korrupsionin sipas kërkesës, por edhe me vrasje në rrethana të tjera cilësuese, pasi banorëve u është cenuar jeta në atë pallat të dëmtuar brutalisht prej tërmetit.

Ndërsa në rastin e dytë, kallëzimi është bërë për një procedurë prokurimi projekt-zhvillimor, vlera e të cilit është “fryrë”, duke kapur shifrën e 220 milionë lekëve të vjetra, nga përllogaritjet që ka bërë SPAK.

Padia është bërë nga ish-kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj.

Referuar dy raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për “projektim zbatim për Promendadën Bregdetare dhe Plazhin Publik nga Bërryli deri në Currila”, thuhet se i është shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në shumën 18 milionë lekë.

Një ditë më parë, ish- kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

LAJME TË TJERA >>