E kaltër dhe blu, është një çështje tonaliteti. Napoli dhe Çelsi duken shumë të lidhur në pazaret e merkatos. Pasi shiti te londinezët njeriun-simbol Kalidu Kulibali, për Napolin mund të ketë zhvillime të rëndësishme ditët në vazhdim. Vëmendje për Brojën.
Në qendër të këtyre zhvillimeve është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, si dhe portieri Kepa. Do të ishin dy goditje me peshë për Napolin.
Prej më shumë se një viti, presidenti Aurelio De Laurentis po ndjek personalisht rritjen e Brojës, pas sugjerimit të mikut të tij Edi Reja, trajnerit të kuqezinjve. Në një nga telefonatat e shumta mes tyre lindi dhe dashuria e Napolit për sulmuesin kuqezi.
De Laurentis ka parë paraqitjen e Brojës te Southemptoni dhe është dashuruar me potencën e qendërsulmuesit. Tuhel e ka marrë me vete me Çelsin, që disponon kartonin e lojtarit, për ta parë në turne, por Broja ka pësuar një dëmtim.
Napoli e sheh si alternativën e Osimhen, nëse për nigerianin do të ketë ndonjë propozim të parezistueshëm. Në këtë situatë, De Laurentis po përgatit diçka të pazakontë në mënyrën e tij të punës.
Pas largimit të Mertens dhe ‘numrave’ të Dibalës, Napoli nuk mund të presë shumë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi italian po insiston për Brojën dhe syon të veprojë para Uest Hemit, që gjithashtu kërkon shqiptarin.
Duhen 30 milionë euro. De Laurentis mendonte të investonte 20 milionë, por e ka të qartë se, nëse nuk avancojnë tratativat, Broja bëhet një pistë më e vështirë në të ardhmen. Gjastaj janë që ai ta rritë ofertën menjëherë, sepse pas një viti mund të jetë e pamundur.
Për Brojën vazhdon interesimi edhe nga klube të tjera, sidomos nga ato të Premier Ligës.