Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Pastrimi i imazhit, diktatorët fshehin realitetin e errët nëpërmjet sportit

Tanket rusë, hynë në Ukrainë të paprovokuar. Kjo shkelje e ligjeve ndërkombëtare nga Rusia, nuk ishte diçka e re. Për anashkalimin e rregullave mund të kujtojmë olimpiadën e fundit, si një copëz të vogël e pazëllit të madh.

Për rusët, ligjet nuk vlejnë njësoj si për të tjerët. Një shembull, pavarësisht provave të shumta për programin e dopingut shtetëror, sportistët rusë u lejuan të garojnë.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është një organizatë që i përkëdhel autokracitë, nuk i sfidon ato”, thotë Dave Zirin, editor sporti “The Nation”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mori masa. Teknikisht Rusia u përjashtua nga evenimenti, por atletët konkurruan me flamurin olimpik. Një lëvizje e maskuar si dënim, për të mashtruar opinionin.

Pjesëmarrja e Rusisë, edhe pse jo me flamurin e saj pas programit të dopingut dukej si një shaka, por nuk janë shaka tanket që kaluan në kufirin e Ukrainës.

Aktivitete të mëdha sportive, si Kupa e Botës, Olimpiada apo shumë të tjerë, janë përdorur nga tiranët apo autokratët, për të pastruar imazhin. Nga grupet humanitare quhet “pastrim nëpërmjet sportit”. Qëllimi i mirë dhe ndikimi ndërkombëtar i sportit përdoret si mbulim për realitete të errëta.

“Pastrimi nëpërmjet sportit është mjaft efektiv, në një vend me sistem diktatorial apo represiv. Kur organizojnë këto evente ndërkombëtare, ata japin imazhin sikur nuk janë aq brutale sa janë në realitet”, thotë Dave Zirin, editor sporti, “The Nation”.

Kina akuzohet gjerësisht për një sërë abuzimesh me të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe gjenocidin me minoritetet. Akuza që qeveria i mohon. Ndërkohë, vendi aziatik e shfrytëzoi Olimpiadën Dimërore për të ndërtuar imazhin pozitiv, madje duke lejuar edhe një sportist nga minoritetet të mbante flakën olimpike në ceremoninë hapëse. Ky përmirësim i imazhit nuk përbën një lëvizje të re.

Mjafton të kujtosh Olimpiadën e vitit 1936 në Berlin. Adolf Hitleri provoi të promovonte tezën e supremacisë së racës ariane nëpërmjet lavdisë së sportit.

Ai ishte një prej kapitujve më të errët të historisë së njerëzit, por që ka ndodhur vetëm pak vjet më parë. “Ai ishte rasti më i njohur i pastrimit të imazhit nëpërmjet sportit. Regjimi nazist i mbuloi krimet e bëra duke organizuar Olimpiadën”, thotë Zirin.

Kritikët thonë se organizata si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shpesh janë bashkëpunëtore me liderët autokratë, për të përmirësuar imazhin. “Skandalet e mitëmarrës, apo të korrupsionit. Ka akuza dhe fakte të shumta për një seri skandalesh korruptive të FIFA-s”, tregon Zirin.

FIFA përballet prej kohësh me akuzat e korrupsionit. Ata kanë organizuar Kupën e Botës në vende me sistem diktatorial si Argjentina në 1978 apo së fundmi Rusia në 2018. Konfederata ndërkombëtare e futbollit i mohoi ato akuza. Por, e njëjta situatë u përsërit me Botërorin në Katar 2022, aty ku akuzat për shkeljen e të drejtave të njeriut janë tema e ditës. “Situata e krijuar është tejet interesante. Së fundmi FIFA u pozicionua kundër luftës së Rusisë, por Botërori i radhës do të zhvillohet në Katar. Një event i akuzuar për korrupsion, por edhe për shfrytëzim çnjerëzor të punëtorëve të impianteve dhe infrastrukturës. Numri i viktimave është i lartë në mënyrë alarmante, por FIFA nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për këtë çështje”, thotë Zirin.

Zyrtarët në Katar e kanë mbrojtur vendin e tyre, duke mohuar zërat për viktima apo abuzime mes punëtorëve. Ndërkohë, FIFA e mbrojti vendimin e Botërorit 2022, me presidentin Infantino që deklaroi se duke organizuar eventin më të rëndësishëm, Katari mund të zhvillohet më tej. Ndoshta këtë herë Rusia e teproi me shkeljen e rregullave. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe FIFA e përjashtuan vendin nga çdo aktivitet. Kjo ndodhi pas presionit të paprecedentë nga federatat, yjet e sportistit apo drejtime të tjera. Por, duke mos harruar historinë e gjatë të pastrimit të imazhit nëpërmjet sportit, Rusia, Kina. 

LAJME TË TJERA >>