Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Pasaporta e vaksinimit, francezët “arratisen” në restorantet dhe kafenetë belge

Vendimi i Francës për t’u kërkuar pasaportën e vaksinimit në bare dhe restorante, duke lënë të pa vaksinuarit prapa derës, francezët në kufi me Belgjikën po e pinë kafen në vendin fqinj.

Në Saint-Jans-Cappel, pranë kufirit belg, pronari i restorantit Bénédicte Duyck është i shqetësuar. Klientët e tij të zakonshëm po kalojnë rrugën për në restorantet belg, ku ata nuk do i nënshtrohen rregullave të reja  në Francë.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit të hënën, restoranti i tij nuk ka marrë për herë të parë asnjë rezervim për fundjavën e ardhshme. “Fundjavën e kaluar ishin të rezervuar 100%. Të shtunën dhe të dielën nuk kishim asnjë tavolinë bosh. Kisha më shumë se 300 njerëz gjatë fundjavës dhe refuzova pothuajse 200 persona. Për këtë fundjavë nuk po marr asnjë telefonatë, përveç gazetarëve, “Duyck tha për Euronews.

Vetëm 100 metra larg, një restorant belg po i vjedh klientët si rezultat i masave të reja. “Dje kishim shumë më tepër njerëz se zakonisht dhe shumë klientë na pyetën nëse certifikata e vaksinimit ishte e detyrueshme në Belgjikë,” tha Didier Delval, i cili menaxhon restorantin L’Horloge Inversée në Heuvelland, Belgjikë.

“Ne kishim tavolina me kolegë nga të njëjtat kompani të cilët erdhën për të ngrënë së bashku. Në një grup prej pesë vetash, një nga klientët ishte i pavaksinuar kështu që ai nuk mund të ulej në një restorant francez.”

Duyck thotë nga ana tjetër se autoritetet franceze nuk po merrnin parasysh sfidat specifike të hasura nga restorantet në rajonet kufitare.

“Në radio, në televizor, ne po shohim ministrat që hanë në restorante dhe janë të lumtur të shohin se gjërat po shkojnë pa probleme. Por ata nuk erdhën në rajonet kufitare dhe nuk panë situatën e restoranteve kufitare,” tha ai për “Euronews”.

LAJME TË TJERA >>