Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur sanksione mbi pronarin e klubit të Chelsea-t, Roman Abramovich-in.
Një paketë e re masash kundër Rusisë dhe aleatëve të ngushtë të presidentit Vladimir Putin është hartuar nga BE-ja.
Këta të fundit kane përfshirë oligarkun rus në listën e tyre të përditësuar të njerëzve në rrezik të ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit për shkak të rolit të tyre në pushtimin rus të Ukrainës.
55-vjeçari, Abramovich, ishte dënuar tashmë në Mbretërinë e Bashkuar nga qeveria e kryeministrit, Boris Johnson javën e kaluar.
Manjati ishte në mesin e shtatë rusëve të pasur, pasuritë e të cilëve u ngrinë nën sanksionet britanike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Abramovich u pezullua gjithashtu si drejtor klubi nga Premier League.
Sipas BE-së, lidhja e Abramovich-it me Putin-in e ndihmoi atë të ruante pasurinë e tij, ndërsa aktivitetet ekonomike të oligarkut siguruan të ardhura të konsiderueshme për qeverinë ruse.
Sanksionet ndaj Abramovich-it po prekin edhe Chelsea-n.
Nën veprimin e qeverisë britanike, klubi londinez do të funksionojë deri në fund të këtij sezoni nën një licencë të veçantë, e cila, ndër kufizimet e tjera, e ndalon të shesë bileta ose mallra të tjera, të nënshkruajë lojtarë të rinj, si dhe të rinovojë me ata që janë aktualisht në skuadër.