Me pushtimin e Ukrainës, Moska iu përgjigj “një kërcënimi të drejtpërdrejtë pranë kufijve rusë”, sepse “ishte përgatitur një sulm, duke përfshirë edhe Krimenë”.
Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, në fjalimin e tij në Sheshin e Kuq gjatë festimeve për Ditën e Fitores, me të cilën Rusia kujton kapitullimin e Gjermanisë naziste.
Ai iu është drejtuar forcave ruse duke iu thënë se ata po luftojnë për sigurinë e Rusisë.
“Ju po luftoni për sigurinë e Rusisë, – tha ai duke iu drejtuar ushtarëve. – U bëj thirrje forcave tona të armatosura dhe milicive të Donbasit: ju po luftoni për sigurinë e vendit dhe për të ardhmen”, në mënyrë që “të mos ketë vend në botë për kriminelët nazistë”.https://www.youtube.com/embed/uZ7hy2uVtkQ
Putin pati akuza të rënda edhe për Perëndimin. “Perëndimi po përgatiste pushtimin e territoreve tona”, shtoi ai.
Por Putini falënderoi gjithashtu ushtritë aleate që luftuan përkrah Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
“Cari i ri” u uroi ushtarëve të plagosur rusë shërim të shpejtë dhe tha se kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv për t’u dhënë “mbështetje” “fëmijëve të shokëve të rënë”.
Anulohet parada ajrore ruse në Ditën e Fitores
Ministria ruse e Mbrojtjes e cila tha se pjesa ajrore e paradës mbi Sheshin e Kuq është anuluar. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit ka fajësuar kushtet e motit për anulimin e saj.
Ishte planifikuar se 77 avionë do të fluturonin mbi Sheshin e Kuq në Moskë, me rastin e 77 vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.
“Midis këtyre avionëve do të jenë tetë avionë MiG-29 që do të fluturojnë në formacioni “Z”, për të treguar mbështetjen ndaj forcave ruse që po luftojnë në Ukrainë”, ka thënë Ministria.
Shkronja “Z” është kthyer në simbol të luftës, të cilin Rusia e cilëson si “operacion special ushtarak”. Ky simbol është vendosur në shumicën e automjeteve ushtarake ruse që po operojnë në Ukrainë, sipas CNN.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që Dita e Fitores të ketë këtë jehonë ndërkombëtare dhe kjo vëmendje është për shkak të vëmendjes që e gjithë bota i kushton fjalëve të Putinit.
Disa argumentojnë se presidenti rus mund të shpallë mobilizim të përgjithshëm (një hipotezë që në fakt gjykohet e pamundur), por teza më e akredituar flet për një “fjalim të dyfishtë”, në të cilin Putin mund të shpallë fitoren në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë të paralajmërojë një konflikt më të gjatë për popullsinë.