FIFA është gati të hyjë në botën e platformave të transmetimit.
Associated Press shpjegon synimin për të ndjekur hapat e Netflix, duke ofruar disa shërbimet falas për tifozët e futbollit (Jo të gjitha).
Ndër shërbimet e ofruara janë dokumentarë dhe disa ndeshje. Aktualisht po vlerësohet përfshirja e takimeve të Botërorit, në këtë rast kundrejt pagesës.
Drejtoresha e strategjisë së FIFA-s, Charlotte Burr, tha: “Nuk ka tarifë abonimi për shërbimin, por kjo nuk do të thotë që gjërat nuk do të evoluojnë me kalimin e kohës, duke kaluar në versione premium ose duke adoptuar modele të tjera. Në çdo rast, gjithmonë do të ketë një pjesë falas e shërbimit”.
Ky lajm është pritur mirë nga dashamirësit e futbollit, me këta të fundit që tashmë do zgjidhin “hallin” e të parit ndeshjen që dua.