Silva Bino ishte e para dhe në pyetje janë marrë ndërkaq edhe katër zyrtarë të tjerë.
Këto janë detajet e para të një hetimi që Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur, sa i takon një tenderi për dezinfektimin e mushkonjave.
Përkatësisht, ai është zhvilluar në vitin 2019 dhe ka lidhje me dezinfektimin e mushkonjave përgjatë vijës bregdetare shqiptare.
Pak ditë më parë për këtë procedurë prokurimi u pyet shefja e Departamentit te Epidemiologjise në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.
Por krahas kësaj të fundit, SPAK ka marrë në pyetje edhe katër zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.
Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.
Dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë procedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.
Zbatimi i kësaj kontrate 2-vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkojave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike.