Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Një milion firma për të mbrojtur futbollin, BE regjistron projektin popullor

Një iniciativë për mbledhje firmash kundër Superligës. Një milion firma për t’i thënë “Jo” projektit të klubeve të mëdha europiane, duke e shtyrë edhe Komisionin e Bashkimit Europian që të thotë fjalën e tij në lidhje me këtë temë.

Një grup qytetarësh europianë kanë marrë iniciativën e quajtur “Ëin It On The Pitch” (Të fitosh në fushë). Komisioni e BE-së e ka regjistruar këtë iniciativë dhe tani organizatorët kanë 6 muaj kohë për të mbledhur firmat. Nëse brenda një viti mblidhen një milion deklarata mbështesë në të paktën 7 vende anëtare të BE-së, Komisioni duhet të reagojë dhe të vendosë, nëse do ta vazhdojë apo jo kërkesën.

Teksti i nënshkrimit, i frymëzuar nga ‘rezoluta Frankovski’ (emri i deputetit europian dhe ish-futbollist), propozon “mbrojtjen e futbollit europian, njohjen e vlerave sociale të sportit në shoqërinë europiane, njohjen e natyrës specifike të sportit në rregullat e konkurrencës së BE-së, forcimin e vizionit të këtij institucioni dhe politikave afatgjata për të ardhmen e futbollit europian”.

Ky instrument është parashikuar në traktatin e Lisbonës për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të influencojnë në programin e punës së Komisionit dhe ka lindur në prill të 2012-ës. Që atëherë Komisioni ka marrë 111 kërkesa regjistrimi, nga të cilat 87 janë gjykuar të pranueshme dhe janë regjistruar.

LAJME TË TJERA >>