Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Ngjarja që tronditi ish- Jugosllavinë

Histori e trishtë: Në 13 maj 1990 i vihet zjarri stadiumit ‘Maksimir’. Tifozët e Crvena Zvezdës, thyejnë stola dhe nisin luftën në front të gjërë. Boban i Dinamos në fushë…

Alen Peternac, ish-lojtar i Dinamos së Zagrebit, kujton historinë tragjike të ndodhur 30 vite më parë në ‘Maksimir’ teksa së bashku me skuadrën blu, bëhëj gati të luante ndaj Crvena Zvezdës së Beograd

Si një lojtar i ri, ai nuk ishte në dijeni të gjithçkaje që po ndodhte, ai mezi priste të luante kundër Zvezdës në shtëpi para tifozëve vendas.

“Atë ngjarje, nuk mund ta përshkruaj të gjithën. Nuk e besoni dot. Në qytet i tërë pati trazira para ndeshjes dhe pas saj. Edhe gaz lotsjellës. Ishte kaos gjatë gjithë ditës” -tha Alen Peternac, ish-lojtar i Dinamos, i cili duhej të luante për blutë vendas kundër Crvena Zvezdës në një ndeshje, 30 vite më parë në stadiumin ‘Maksimir’ të Zagrebit.

Alen Peternac

“Kujtime të shkëlqyera, dhe krenar që si fëmijë isha pjesë e krijimit të Kroacisë dhe rënies së Jugosllavisë. Kur qëndroj këtu në stadium, më duken të freskëta. Ne dolëm në stadium. Atëherë isha 18 vjeç, ishte debutimi im në Maksimir. Këtu para ndeshjes qyteti ishte në zjarr, ndihej sikur diçka do të ndodhte, kishte tension të madh.”

“Ne e pamë gjithë skenën nga fusha teksa nxeheshim. Pati kolaps dhe gjithçka u fashit në fushë, për tju drejtuar tunelit. Unë iu afrova tunelit por vazhdoja të vëzhgoja se çfarë po ndodhte”.-ndër të tjera ish futbollisti.

“Ne dolëm në nxehmje. Pamë në shkallë fillimisht tifozët e Zvezdës që thyen karriget e qëlluan tifozët tanë. Policia nuk reagoi. Mbështetësit tanë ‘Bad Blue’ qëndruan në mbrojtje dhe depërtuan pranë një muri dhe vetëm atje milicia filloi të reagojë.”

LAJME TË TJERA >>