Viti 2022 që sapo ka nisur do të jetë një tjetër vit me plot aktivitete dhe ngjarje sportive. Më të rëndësishmet pritet të jenë Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe Kampionati Botëror i futbollit në Katar.
Duke nisur me futbollin, Premier League do të jetë e para që zbret në fushë. Anglezët luajnë ndeshjet e para më 1 janar.
Përgjatë janarit do të nisin edhe kampionatet e tjera kombëtare. Më pas do të nisë raundi tjetër i kompeticioneve të UEFA-s, Champions League, Europa League dhe Conferene League.
Gjithashtu do të luhen ndeshjet e play-off për të përcaktuar tre skuadrat e fundit evropiane që do të shkojnë në Kupën e Botës.
Vetëm një mes Italisë dhe Portugalisë do të ketë mundësinë të shkojë, pasi shorti i ka përballur në të njëjtin grup.
Turneu i Kupës së Botës që zhvillohet në Katar, në ndryshim nga hervt e kaluara kur është mbajtur në verë, do të mbahet nga 21 nëntorit deri mv 18 dhjetor.
Duke iu kthyer sporteve dimërore, kulmi do të jetë Olimpiada XXIV në Pekin dhe Paraolimpiada nga 4 deri më 20 shkurt. Lojërat XIII Paraolimpike Dimërore do të mbahen gjithashtu në Pekin nga 4 deri më 13 mars.
Midis 25 qershorit dhe 5 korrikut, qyteti algjerian i Oranit pret Lojërat XIX Mesdhetare, ndërsa Kina përsëri, në Chengdu, do të jetë selia e Universiadës XXXI nga 18 deri më 29 gusht.
2022 do të jetë një vit revolucionar për botën e motorëve. World Championship F1 rinis më 20 mars nga Bahrain GP me rregullat e reja dhe një koncept të ri.
Në atletikë spikatin tre turne kryesor. Kampionati Botëror në Indoor (18-20 mars në Beograd), Kampionati Botëror (15-24 korrik në Eugene, në SHBA) dhe Kampionati Evropian (11-21 gusht në Mynih).
Përsa i përket notit, mbahet Kupa e Botës në Japoni, në Fukuoka, nga data 13 deri më 29 maj. Nga data 11 deri më 22 gusht Kampionati Evropian. Ky I fundit do të zhvillohet në Romë.
Duke kaluar në çiklizëm. Giro d’Italia (6 maj – 29 maj), Tour de France (1 korrik – 24 korrik) dhe Vuelta di Spagna (19 gusht – 11 shtator).
Edhe turnet si: Kampionati Evropian në Monako nga 11 deri më 21 gusht, Kampionati Botëror në Wollongong (Australi) nga 18 deri më 25 shtator dhe Giro di Lombardia do të jetë klasikja e fundit (8 tetor).
Në tenis: Grand Slam 2022: Australian Open (17-30 janar), Roland Garros (29 maj-11 qershor), Wimbledon (27 qershor – 10 korrik) dhe US Open (28 gusht deri më 11 shtator).
Basketbolli, nga data 1 deri më 18 shtator do të kemi Kampionatin Evropian që do të luhet në Itali, Gjermani, Gjeorgji dhe Çeki me eliminim dhe fazën finale në Berlin.
Për të mos harrur edhe edicionin e 56 të Super Bowl që do të luhet më 13 shkurt në stadiumin “SoFi” në Inglewood, Kaliforni.