Kanë mbetur vetëm 2 ditë nga fillimi i Kupës së Botës 2022 në një vend që është konstatuar vazhdimisht. Por, përtej atyre që janë thënë, këtë vit lojtarët dhe tifozët do të shohin teknologji të reja që nuk janë parë kurrë në një Kupë Botërore.
Teknologjia gjysmë e automatizuar që gjurmon këmbët e lojtarëve
Teknologjia gjysmë e automatizuar për pozicionin jashtë loje është e ngjashme me teknologjinë e vijës së golit, me përjashtim të faktit që kamerat ndjekin vazhdimisht objektet në lëvizje.
Është një sistem i zgjuar i fuqizuar nga AI që do t’i ndihmojë gjyqtarët e ndeshjeve të marrin vendimin e duhur shpejt, pa shkaktuar vonesa në lojë.
Teknologjia gjurmon këmbët e lojtarëve për të zbuluar nëse ata janë në pozicion jashtë loje dhe i dërgon një alarm VAR.
Stadiumet e Katarit kanë kamera të cilat mbledhin të dhëna për deri në 29 pika në trupin e çdo lojtari 50 herë në sekondë.
Këto pika të dhënash përhapen nga majat e këmbëve të një lojtari, te krahët dhe kokë.
Duke përdorur pamjet nga kamerat, AI do të gjurmojë se kur është bërë saktësisht një pasim dhe në çfarë pozicioni ishte një lojtar sulmues, në krahasim me lojtarët mbrojtës.
Ai do të përcaktojë nëse ndonjë pjesë e lojtarit ishte jashtë loje brenda gjysmë sekonde dhe më pas do t’i dërgojë një alarm operatorit VAR, i cili mund të vërtetojë dhe konfirmojë informacionin dhe të njoftojë arbitrin.
Topi “i zgjuar”
Al Rihla, topi zyrtar i ndeshjes për turneun e këtij viti, është një top ‘i zgjuar’ me një sensor sferik të vendosur në qendër të tij.
Ky sensor do të dërgojë të dhëna në dhomën e operacionit.
Topi do të funksionojë së bashku me teknologjinë gjysmë të automatizuar për të siguruar që pozicioni i topit, si dhe lojtarët, të mund të gjykohen me saktësi gjatë momenteve vendimtare.
Risi tjetër për topin e ndeshjes të këtij viti është lëkura poliuretani që e lejon atë të lëvizë më shpejt kur fluturon në ajër.
Sipas FIFA-s, Al Rihla, që do të thotë “udhëtim” në arabisht, lëviz më shpejt në fluturim se çdo top në historinë e turneut.
Teknologjia e ftohjes
FIFA-s iu desh ta shtynte Kupën e Botës për gjashtë muaj, në mënyrë që të luhej gjatë dimrit dhe jo verës, për shkak të ‘rrezikut të mundshëm shëndetësor’ nga vapa e nxehtë e verës në Katar.
Por edhe pse është dimër në Katar, moti nuk do të jetë i freskët kur lojtarët të dalin në fushë, me temperatura mesatare që arrijnë 26°C në nëntor dhe 21°C në dhjetor.
Prandaj, Katari ka investuar në teknologjinë e ftohjes për të ulur temperaturat dhe për të parandaluar problemet e mundshme nga nxehtësia.
Duke përdorur energjinë diellore, ajri i jashtëm ftohet dhe më pas shpërndahet përmes grilave në të gjithë stadiumin.
“Ne nuk është se thjeshtë do të ftohim ajrin, por gjithashtu dhe do e pastrojmë”, tha Saud Abdulaziz Abdul Ghani, profesor në Universitetin e Katarit.
Stadium i përkohshëm
Një nga tetë stadiumet në turneun e këtij viti, i quajtur Stadium 974, është stadiumi i parë i përkohshëm në historinë e Kupës së Botës.
Siç ka dhe emrin, Stadiumi 974 është bërë nga 974 kontejnerë të ricikluar të bërë në një dhe do të ndahen kur të përfundojë turneu.
I konceptuar nga firma spanjolle e arkitekturës Fenwick Iribarren, dizajni i stadiumit fillimisht u frymëzua nga Lego-t dhe mënyra se si ato vendosen njëra mbi tjetrën.
E gjithë struktura është ndërtuar në atë mënyrë që të mund të dekonstruktohet në çdo kohë dhe të rindërtohet në një vend tjetër ose të rimodelohet në ambiente më të vogla.
Stadiumi 974 do të presë shtatë ndeshje gjatë turneut, gjashtë ndeshje në grup dhe një ndeshje të raundit të 16-të.
Dhoma për personat me aftësi ndryshe
Për një përvojë më ‘përfshirëse’ të tifozëve, FIFA ka krijuar gjithashtu ‘dhomat për personat me aftësi ndryshe’.
Të krijuara për tifozët me autizëm dhe nevoja të tjera neuro-sjellëse, këto dhoma ofrojnë një atmosferë më të qetë dhe një pushim nga zhurma dhe stimulimi i turmës së tërbuar të Kupës së Botës.
Në ato dhoma do të ketë ndriçim të kontrolluar dhe lodra kundër stresit.
Karikues me energji diellore
Rreth terreneve të stadiumeve të Katarit janë ElPalm, një lloj pajisje inteligjente e modeluar sipas një palme në shkretëtirë.
ElPalm ofron një vend me hije për vizitorët për t’u ulur kur temperaturat janë shumë të larta dhe ndërkohë që qëndrojnë në hije, tifozët mund të karikojnë pajisjet e tyre në karikuesit me energji diellore.
“Tualete smart” për të kursyer ujin
Katari thotë se të gjithë stadiumet kanë tualete me karakteristika inteligjente për të kursyer sa më shumë ujë, për shkak të klimës së thatë të vendit dhe reshjeve minimale.
Do të ketë çezma me sensorë automatikë, për çdo rast kur dikush mund të harrojë të mbyllë çezmat.
Autobuzë elektrikë
Veçanërisht për Kupën e Botës, Katari ka blerë një flotë prej 741 autobusësh elektrikë miqësorë me mjedisin nga prodhuesi kinez Yutong.
E operuar nga kompania e transportit publik të Katarit Mowasalat, flota do të transportojë tifozët rreth tetë stadiumeve, të cilat ndodhen në një distancë relativisht të shkurtër nga njëri-tjetri.
Distanca më e gjatë midis stadiumeve të Kupës së Botës në Katar është vetëm 55 km.