Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Nga gabimet te triumfet e njollosura: Marrëdhënia dashuri-urrejtje e Juventus me Champions League

Ndërsa Marco Asensio shënoi golin për 4-1 në minutën e 90-të në finalen e Champions League 2017 për Real Madrid ndaj Juventus-it, madrilenët u bënë skuadra që fitoi më shumë tituj të njëpasnjëshëm në histori dhe thelluan hendekun në listën e skuadrave fituese të turneut (aktualisht 14 tituj).

Në krahun tjetër, Juventus zgjeroi rekordin negativ me finalet e humbura, në shtatë, më shumë se kushdo tjetër. Gjithashtu bardhezinjtë barazuan rekordin e Benfica-s me pesë finale radhazi të humbura.

Marrëdhënia e dashuri-urrejtjes mes Juventus-it dhe Champions League ose European Cup siç njihej në fillimet e saj, nisi në vitin 1973. Pasi mposhtën Marseille, Magdeburg, Ujpest dhe Derby County ata shkuan në finalen e madhe përballë Ajax-it.

Në stadiumin e Yllit të Kuq të Beograditi, më 30 maj 1973, skuadra holandeze u mjaftua me një gol të Johnny Rep në minutën e pestë për të ngritur trofeun.

Vitet ‘70 dhe fillimi i viteve ‘80 përbëheshin kryesisht nga eleminime të hershme dhe mospjesëmarrje, përveç një kalimi deri në gjysmëfinale në vitin 1978, ku ata u mundën nga Club Brugge, të cilët drejtoheshin nga legjend si Ernst Happel.

10 vite pas finales së parë të humbur ndaj Ajax, Juventus do të rikthehej përsëri në një tjetër finale të European Cup.

Më 25 maj 1983, Juventus-i i Giovanni Trapattoni-t përballej me gjermanët e Hamburger-it. Këta të fundit drejtoheshin nga Happel, i cili kishte eleminuar bardhezinjtë në gjysmëfinalen e 1983.

Por, edhe në këtë rast do të ishte një gol i hershëm, në minutën e nëntë nga Felix Magath, i cili do i mohonte trofeun “Zonjës së Vjetër”.

Vetëm tre vite më vonë, Juventus do të rikthehej përsëri në finalen e European Cup. Në 1985, ata kishin përballë Liverpool-in, në një ndeshje që u kthye në një nga tragjeditë më të mëdha të futbollit.

Në stadiumin “Heysel” të Belgjikës, shembja e njërës prej tribunave do të sillte vdekjen e 39 tifozëve dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Loja u ndërprë për shumë minuta dhe më pas rinisi. Juventus-i me në fund arriti të triumfonte 1-0, por falë një penalltie shumë të diskutueshme të Michel Platini.

Një vit më vonë, Trapattoni do të fitonte dhe Serie A me Juventus-in përpara se të largohej në drejtim të Inter-it, ndërsa bardhezinjtë i kap kriza.

“Zonja e Vjetër” do të rikthehej në sezonin 1994/95 kur timonin e skuadrës e mori Marcello Lippi. Ai e çoi përsëri në krye Juventus-in.

Në 1996, Juventus shkoi përsëri në finale e Champions League. Ndeshja u luajt në “Olimpico” të Romës dhe përballë ishte Ajax-i. Skuadra ndaj të cilës kishte humbur finalen e parë (1-0 në 1973).

Source: Tony Marshall

Mund të mos ishin Johan Cruyff, Johnny Rep dhe Johan Neeskens këtë herë, por skuadra holandeze ishte serioze edhe një herë, duke arritur në finalen e dytë radhazi të Champions League (në 1995 fitoi 1-0 ndaj Milan) dhe me lojtarë si Jari Litmanen, Edgar Davids dhe vëllezërit de Boer.

Ndeshja filloi mjaftë mirë për bardhezinjtë, teksa Fabrizio Ravanelli e dërgoi topin në rrjetë pas një largimi të dobët nga ana e Frank de Boer e ndërsa Edwin van der Sar nuk mundi ta ndalte.

Por, Litmanen barazoi në fund të pjesës dhe përfundimisht e shtyu ndeshjen në kohën shtesë përpara se të nevojiteshin penalltitë për të vendosur fituesin.

Davids, i cili me vonë do të vishte fanellën e Juventus do të gabonte 11 metërshin. Po i pasaktë do të tregohej edhe Sonny Silooy. Ndërsa do të shënonin Litmanen dhe Arnold Scholten.

Në krahun tjetër, Juventus i realizoi të katërta penalltitë me anë të Ciro Ferrara, Gianluca Pessotto, Michele Padovano dhe Vladimir Jugovic.

Një lojtar me fanellën bardhezi të Juventus-it kishte ngritur trofeun në finalen e humbur të 1973, ai ishte Cruyff, i cili kishte ndërruar fanellën para ceremonisë. Por, këtë herë, trofeu po ngrihej nga një fanllë bardhezi dhe e veshur nga po një lojtar i Juventus-it, kapiteni Gianluca Vialli.

Juventus dhe Ajax u rikthyen të përballen një sezon më vonë në Champions, në gjysmëfinalen e 1997. Asokohe skuadra holandeze drejtohej nga Louis Van Gaal dhe humbi në të dy ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Më pas Juventus kaloi në fianle, me synimin për t’u bërë skuadra e parë që fiton dy Champions League radhazi. Përballë kishte Borussia Dortmund-in.

Por, ëndrrat e bardhezinjëve do të shkatërroheshin. Karl-Heinz Riedle do të shënonte dopietë, në minutën e 29 dhe 34, duke mbyllur pjesën e parë me fitoren 2-0 të gjermanëve.

Në pjesën e dytë, Juventus do të kundërpërgjigjej me Alessandro del Piero, në minutën e 65. Mirëpo, verdhezinjtë do të shënonin dhe golin e “knock out” në minutën e 71 me anë të Lars Ricken. Ky i fundit kishte vetëm 16 sekonda që ishte futur në fushë.

imago / Buzzi

Por çfarë bën “Zonja e Vjetër” më mirë se kushdo tjetër? Po, humb finalet.

Por ata gjithashtu i arrijnë ato dhe kanë treguar më shumë guxim se kushdo për të vazhduar dashurinë ndaj një konkursi që, padyshim, nuk ndihet njësoj me ta.

Ata mposhtën ekipet si Manchester United dhe Feyenoord në grupe përpara se të eleminonin Dynamo Kyiv dhe Monaco për të arritur një tjetër finale evropiane vitin e ardhshëm.

Kesaj radhe në finalen e Amsterdamit përballë do të kishin Real Madrid-in, skuadrën e cila po kërkonte të rikthehej te triumfi evropian për herë të parë që nga 1966.

“Mallkimi” i Juventus-it vijoi dhe në këtë rast. Ata u mundën minimalisht 1-0 nga madrilenët, falë golit të  Predrag Mijatovic në minutën e 66. Këtu ishte dhe pikënisja e Real Madrid-it me tetë triumfe radhazi në Champions League.

Juventus mund të kishte shkuar në finale edhe vitin e ardhshëm, 1999, por u eleminua në gjysmëfinale nga Manchester United, i cili në atë kohë mezi kishte kaluar grupet.

Në vitin 2000, Juventus kishte një trajner të ri, i cili më pas do të kthehej në legjend përsa i përketë botës së teknikëve, Carlo Ancelotti, i cili kishte zëvendësuar Lippi-n.

Megjithatë, Ancelotti dështoi të kualifikonte Juventus-in në vitin 2000 dhe të kalonte grupet në 2001.

Juventus’ goalkeeper Gianluigi Buffon (r) is consoled by his captain Alessandro del Piero after defeat by AC Milan

Në vitin 2003, Juventus rikthehet përsëri në fianle, kësaj radhe gjen rivalët e Serie A të Milan-it. Në stolin bardhezi qëndronte i rikthyeri Lippi, ndërsa në atë të kuqezinjëve ishi i Juventus-it, Ancelotti.

Ndeshja, ishte finalja e parë dhe e vetme pa gola në historinë e Champions League. Ndeshja do të shkonte me penallti ku bardhezinjtë do të humbisnin përsëri.

David Trezegeut, Marcelo Zalayeta dhe Paolo Montero humbisnin 11 metërshat përkatës, teksa shënonin Alessandro Birindelli dhe Del Piero.

Në krahun tjetër, për kuqezinjtë realizonin Serginho, Alessandro Nesta dhe Andriy Shevchenko. Me ukrainasin që shënoi golin e fundit dhe të fitores (Clarence Seedorf dhe Kakha Kaladze i humbën 11 metërshat përkatës).

Pas shumë ngjarjesh dhe zhvillimisht, nga rënia nga katergoria dhe skandali Calciopoli, Juventus arriti në një finale të Champions League në vitin 2015.

Në “Olimpiastadion” të Berlinit, Juventus u përballë me Barcelona-n. Spanjollët triumfuan në shifrat 3-1. Golat u realizuan nga Ivan Rakitic, Luis Sarez dhe Neymar. Alvaro Morata shënonte për bardhezinjtë.

Viti 2017 do të ishte dhe i fundit i Juventus-it në një finale të Champions League. Përballë kishin Real Madrid-in përsëri. Por këtë herë humbja do të ishte më thellë, 4-1.

Image: Shaun Botterill

Madrilenët do të kalonin të parët në avantazh me anë të Cristiano Ronaldo-s. Mirëpo, Mario Mandzukic do të barazonte takimin dhe pjesa e parë do të mbyllej 1-1.

Në pjesën e dytë, Real do të merrte lojën në duar duke realizuar dhe tri herë të tjera me Ronaldo, Casemiro dhe Asensio.

Në krye të stolit te Real-it ishte Zinedine Zidane, një prej yjeve të Juventus-it midis 1996-01.

Që nga finalja e 2017, Juventus ka vuajtur në Champions League. Ata janë kualifikuar, kanë kaluar grupet, por janë eleminuar në raundet e tjera nga skuadra të lehta në letër, si Ajax, Lyon, apo dhe Villarreal.

Por pse është kaq keq Juventus?

Sigurisht që një ekip që shkon në kaq shumë finale dhe, në përgjithësi, humbet me gol tek (tre herë dhe një herë në penallti) është thjesht “fat i keq”. Ndoshta, por Juventus ka fituar 36 tituj lige. Një total më i madh se çdo ekip në pesë ligat e mëdha, dhe një numër që do të përbënte 60% të të gjitha skuadrave franceze të ligës më të mirë.

Sfondi i tyre evropiane është e shquar, por sukseset e tyre të pakta janë tejkaluar nga një ndjenjë kronike e dështimit.

Dhe sikur të mos mjaftojnë këto, këtë sezon, Juventus duket se nuk do të kalojë as grupet. Ata u mundën 2-0 nga Maccabi Haifa ditën e martë dhe tashmë janë me një këmbë jashtë.

Bardhezinjtë kanë humbur tre nga katër ndeshjet e para të këtij sezoni në Champions, për herë të parë në historinë e tyre.

LAJME TË TJERA >>