Nëse je fans i ekipit të Chelsea-t, atëherë duhet të kesh vënë re një balenë të vogël në mëngët e Raheem Sterling dhe kolegëve të tij. Logoja është pjesë e një marrëveshje 20 mln paundësh, midis klubit të futbollit dhe platformës së kriptomonedhave, WhaleFin.
Dhe është një diferencë e madhe nga sponsori i mëparshëm i ekipit Hyundai Motor, logoja e markës së të cilit u shfaq në fanellat e Chelsea për vite me radhë.
Kompanitë e kriptomonedhave kanë shpenzuar më shumë se 2 mld dollarë për reklamat e sportit në të gjithë botën. NBA, liga botërore e Bejzbollit, Formula 1, madje edhe liga e garës me Dron, kanë sponsor kriptot. Por nëse tregu merr një kthesë, sa do të zgjasin këto lloj investimesh në sport?
Nuk mund të zgjasë shumë para se kriptot të goditen përsëri. Katër reklamues gjatë Super Boël, paguan 7 mln dollarë për 30 sekonda transmetim.
Ata po presin tani për botërorin e FIFA-s në nëntor, në Katar, që pritet të ketë më shumë se 5 mld shikues.
Steven Kalifowitz nga Crypto.com thotë se do të jetë “sponsori ekskluziv i platformës së kriptomonedhave” i turneut, me dhurata për përdoruesit në ditët e ndeshjeve dhe sinjalistikë të bollshme brenda dhe jashtë stadiumeve të Katarit.
“Ne mendojmë se kripto do të jetë e kudogjendur,” – thotë Kalifowitz. “Pra, ne po shikojmë me kujdes se si bëhemi të kudondodhur.”/Bloomberg