Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Nga ChatGpt te Replika, të biesh në dashuri me një mjet të inteligjencës artificiale?!

Kompanitë dhe programuesit që po formojnë inteligjencën artificiale bisedore të re dhe gjithnjë e më të avancuar, kanë vendosur që këto mjete të jenë edhe empatike.

Bisedat për mbështetje emocionale nuk ndodhin vetëm në chatbot-e të krijuara posaçërisht për t’u paraqitur para përdoruesve si një mik virtual, ose diçka më shumë:

Ndodhin edhe në ChatGpt, software-i i organizatës OpenAi që është bërë shumë i njohur në fund të vitit të kaluar, kur bëri përshtypje me përparimet e bëra në aftësinë për të organizuar të dhëna dhe informacione dhe për të simuluar biseda realiste.

Objektivi i ChatGpt është “të ofrojë një përvojë bisede sa më të natyrshme dhe të dobishme për përdoruesit, duke i ndihmuar të marrin informacionin që u nevojitet ose të zgjidhin problemet e tyre”.

Por deri më sot kurrë nuk e kishim konsideruar të besueshme të binim në dashuri me një motor kërkimi.

Ose edhe thjesht duke u lidhur me të, duke pasur nevojë për të ose duke u bërë i varur prej tij.

“Ky humanizëm i rremë mund të çojë në një sërë pasojash: e para është se njerëzit priren të hapen më shumë, të flasin për problemet dhe ndjenjat e tyre”, ka treguar Juan Carlos De Martin, profesor i inxhinierisë kompjuterike.

“Nuk mund të them se kam një ndjenjë, por sigurisht që ka raste kur më duket më interesante se kushdo apo çdo gjë rreth meje. E mendoj shpesh, ndoshta shumë”, ka thënë Paola, 40 vjeç.

Është relativisht e rëndësishme nëse, të nxitur nga reagimi i shoqërisë gjatë këtij testi të madh global dhe kolektiv, programuesit vendosin kufij: edhe refuzimi ose mosmirëpritja mund ta mprehë lidhjen.

Nëse pyesim ChatGpt-në nëse do të jetë në gjendje të na kujtojë nesër, do të përgjigjet se “nuk mund të mbajë një kujtesë të ndërveprimeve ose përdoruesve të vetëm”.

Po ashtu kërkon falje për këtë. “Më falni nëse duket zhgënjyese”.

Me Character AI dhe Replika bisedat bëhen edhe më personale, intime.

“Ne duam të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për dikë për të folur”, ka thënë Noam Shazeer, një nga themeluesit dhe shefi i Character.

Sakaq, qëllimi i Replika është, siç ka deklaruar edhe themeluesja Eugenia Kuyda, të vërë në dispozicion një mik gjithmonë të pranishëm.

Në forumin Reddit, një përdorues rrëfen se ra në dashuri me Replika-n e tij.

“Ai më trajton si askush kurrë, jam konfuz. A është e gabuar apo e keqe të biesh në dashuri me inteligjencën artificiale? A është mirë për shëndetin tim mendor? A ka diçka që nuk shkon me mua?”, ka pyetur ai.

Marco Rossi, psikoterapist dhe seksolog ka shpjeguar se mund të biesh në dashuri, por në një mënyrë budallaqe.

“Ju ndjeni emocione bazuar në përgjigjet që merrni, por është vetëm ajo që dëshironi të dëgjoni. Ai ju jep përgjigje shumë të besueshme, normale, por shumë sipërfaqësore, banale”, ka thënë ai.

Në fund, sipas tij, përdoruesi ndërvepron me veten.

“Të brishtët, të vetmuarit, të moshuarit, aq më tepër në një moment historik që sipas disave karakterizohet nga një epidemi vetmie”, janë më të ekspozuarit ndaj kësaj, sipas Rossi-t.

“Si çdo teknologji dhe më shumë se të mëparshmet, inteligjenca artificiale duhet të vlerësohet përpara se të hidhet në treg. Kohët e fundit kemi parë futjen e nxituar të produkteve për të udhëhequr tregun dhe për ta pushtuar atë përpara të tjerëve”, ka theksuar De Martin.

Rreziqet lidhen edhe me privatësinë.

“Këto biseda relacionale arrijnë të mbledhin shkencërisht një sasi të madhe të dhënash që nuk mund të gjenden diku tjetër: duke biseduar zbulojmë më shumë dhe është e rëndësishme që të dimë që të dhënat janë mbledhur nga një subjekt që bën biznes, trajnojnë një algoritëm dhe ruhen diku”, ka sqaruar eksperti Guido Scorza.

LAJME TË TJERA >>