Gazetari investigativ ukrainas, Kostyantin Andriyuk ka ndarë në mediat sociale disa dokumente të vitit 2012, ku ish-kapiteni i kombëtares, Anatoliy Tymoshchuk thuhej se është agjent i Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSB).
Dokumentet i janë dërguar gazetarit nga një i panjohur rreth katër vite më parë.
Vetëm pak ditë më parë, Shoqata e Futbollit të Ukrainës mori masa drastike ndaj ish-kapitenit dhe njërit prej lojtarëve më të mirë të historisë së saj në futboll, Tymoshchuk-ut.
42-vjeçari që mban postin e zëvendëstrajnerit te Zenit-i i Shën Petersburgut, nuk ka bërë asnjë koment për pushtimin që Rusia i ka bërë vendit të tij. Madje ai zgjodhi të qëndronte në Rusi. Kaq mjaftoi që ukrainasit të zemëroheshin tej mase me të.
Në këto kushte, federata ukrainase pak ditë më parë i vendosi disa sanksione 42-vjeçarit duke i hequr: licensën e trajnerit, çmimet shtetrore dhe titujt e nderit, titujt kombëtar të fituar me klubet ukrainese, si dhe të drejtën për të qenë zyrtar i përfaqësueses.
Ish-lojtari i Bayern Munich u paraqit në 144 ndeshje me Ukrainën, si dhe fitoi disa trofe kombëtar me skuadrën e Shakhtar Donetsk-ut.
Ai është shpallur futbollisi i vitit ukrainas në 2002, 2006 dhe 2007. Në 2011 u cilësua si një nga tre lojtarët më të mirë në historinë e Ukrainës. Gjithashtu ka marrë “Urdhëri Ukrainas i Trimërisë III” në 2006, si dhe qytetar nderi i Lutsk në 2008.