Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Në qershor turistët u rritën me rreth 50%, shumica e tyre polakë e italianë

Nga prurjet turistike që vizituan Shqipërinë gjatë muajit qershor, kryesojnë polakët dhe italianët.

Sipas të dhënave të INSTAT në publikimin për strukturat akomoduese, rezulton se 9.2% e vizitorëve jorezidentë ishin nga Polonia dhe 8.3% nga Italia.

Megjithatë, ata renditen pas qytetarëve nga Kosova që zënë vendin e parë me 12.6%.

Të dhënat tregojnë se gjatë qershorit ka patur një rritje të vizitorëve me 49.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Numri i vizitorëve rezident është rritur me 12.2 % ndërsa i atyre jo-rezident me 76.4 %

Edhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 52.8% në krahasim me qershorin e vitit të shkuar ku zgjerimin më të lartë e ka shënuar numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident me 60.7%.

Numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 36%.

Sipas të dhënave, numri i vizitorëve jo-rezident që janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë, me 2.5 herë. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 75 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Rritet ndjeshëm norma e shfrytëzimit të dhomave

Gjatë qershorit norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 28.5 %, kundrejt 22.9 % që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 30.5 %, kundrejt 23.2 % që ishte në qershor të 2022-shit.

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

LAJME TË TJERA >>