Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Në qendër të ekonomisë, por në kufijtë e shoqërisë: Tajlanda, kryeqyteti i seksit (ilegal)

Në një apartament në rrugën më të famshme të Pattaya-s, Auchanaporn Pilasata studion reflektimet e saj në pasqyrë, vendos një tjetër shtresë buzëkuqi dhe rregullon penelin e zi në sy. Në cep të pasqyrës janë dy fotografi: njëra ku ajo duket si një djalë 15-vjeçar rrëmujaxhi dhe tjetra, si gruaja e bukur që është sot.

37-vjeçarja me emrin Anna, ka qenë një punonjëse seksi transgjinor për 17 vite. Ndërkohë që ajo bënte tranzicionin, la punën e saj në një fabrikë, kur paguhej keq në periferi të Bankokut dhe shkoi në Pattaya për tu bërë një kërcimtare kabareje. Ajo u fut në një punë të përkohshme në një qendër “speciale” masazhesh për të fituar para ekstra. Klienti i saj i parë i kërkoi seks.

Ai tha “unë të jap ty 3.000 baht (85 dollarë) për 1 orë”. “Kur punoja në fabrikë bëja 6.000 baht në muaj. Ky ishte momenti kur nisi historia ime si punonjëse seksi”,- rikujton Anna.

Tajlanda ka qenë gjithmonë ndër destinacionet më të preferuara të turizmit të seksit. Puna e seksit është kontribuues kryesor në PBB-në e vendit, ndonëse industria operon në të zezë më shumë. Në vitin 2015, ky treg kushtonte 6.4 mld dollarë, 1.5% e PBB-së.

Edhe pse aty fitohen miliarda në pak kohë, industria është ilegale, kontroverse dhe e stigmatizuar. Tani debati ka prekur parlamentin, ku është dërguar një projektligj për legalizimin e këtij biznesi. Mbështetësit e nismës argumetojnë se kriminalizimi i kësaj punë i ka privuar punonjëset e seksit të kenë të drejta puna dhe mbrojtje, duke i bërë më të rrezikuara nga problemet shëndetësore, ngacmimet, shfrytëzimi dhe dhuna – ndërkohë që puna vijon.

“Nëse viziton Tajlandën dhe nuk shikon punonjëse seksi është sikur të shkosh në një KFC e të mos shikosh pulë të skuqur”, – thotë Anna.

Pjesa më e madhe e punonjësve të seksit në botë janë gra, në Tajlandë, 129.000 nga 144.000 punonjës seksi janë femra. Por ata që vendosin se çfarë bëhet me trupat e tyre janë burrat. Në parlamentin tajlandez, gratë mbajnë vetëm 16% të vendeve.

Lufta për ligjërim është betejë e vështirë. Konservatorët dhe organizatat kundër trafikimit janë kundër punë së seksit. Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar e quan Tajlandën një vend “burimi, tranziti dhe destinacioni” për trafikim. Kundërshtarët e projektligjit thonë se industria e seksit rrit dhunën ndaj grave dhe fëmijëve në çdo vend, përfshirë Kamboxhia fqinje, Laos dhe Mianmar.

Historia e punonjësve të seksit në Tajlandë ka ekzistuar që në 1300-n. Industria moderne e seksit në Tajlandë mori vrull në fillim të viteve 1900 me emigantët kinezë, me pas me ushtarët japonezë gjatë Luftës së dytë botërore dhe ushtarët amerikanë në luftën e Vietnamit. Por shumë tajlandezë u zemëruan për famën që kishin marrë. Vendi miratoi Ligjin për Shtypjen e Prostitucionit në vitin 1960, i ndjekur nga Ligji për Parandalimin dhe Shtypjen e Prostitucionit të vitit 1996, i cili nxori jashtë ligjit pothuajse të gjitha aktivitetet që lidhen me punën seksuale dhe të ardhurat e fituara prej saj.

Shtytja kundër prostitucionit u forcua më tej në vitet 2000, kur qeveria e SHBA, e djathta fetare dhe feministët abolicionistë u bashkuan në një aleancë. Qëllimi i tyre ishte eliminimi i prostitucionit. Lëvizja amerikane fitoi tërheqje globalisht pasi ato forca udhëtuan për të bërë fushatë kundër punës së seksit në shtete jashtë vendit, përfshirë Tajlandën.

Brenda Tajlandës, zyrtarët shpesh e minimizojnë përhapjen e prostitucionit në mënyrë që të paraqesin një pamje më pozitive të vendit në botën e jashtme dhe të qetësojnë agjentët që kundërshtojnë punën e seksit. Pas një inspektimi të 14 janarit, policia tha se ishte “i kënaqur” pasi nuk gjeti “prostituta të paligjshme” që punonin në Pattaya, gjë që nisi komente qesharake në media sociale.

“Pse nuk i pyesin të gjithë vajzat  që qëndrojnë përreth nëse kanë parë punonjëse seksi,” -shkroi një përdorues i Facebook.

Në praktikë, të ardhurat nga puna seksuale mbështesin një ekonomi të fortë të paligjshme dhe mund të jenë një mjet i rëndësishëm shpëtimi për gratë, prejardhja e të cilave varion nga të diplomuarat e arsimuara deri te fermeret e varfëra rurale. Shumë besojnë se një formë e njohjes ligjore, qoftë dekriminalizimi apo legalizimi, do të ndihmonte në reduktimin e dhunës ndaj punonjësve të seksit dhe do t’u jepte atyre të drejta dhe përfitime që do t’i ndihmonin ata, veçanërisht në kohë të vështira financiare.

Në 2020-n, kur pandemia e Covid pezulloi aktivitetet kudo në botë dhe turizmi hyri në krizë 91% e punonjësve të seksit në Tajlandë humbën punën e tyre dhe ngaqë ajo nuk i njihej ato nuk përfituan as nga ndihmat qeveritare.

“Shumë punonjëse seksi nuk paguanin dot qiratë dhe flini në rrugë”, – thotë Supachai Sukthongsa, menaxhere e Punonjësve Socialë në Pattaya . “Ata punonin dhe pastronin nëpër kafene në këmbim të shumë pak parave, sa për të mbijetuar nga dita në ditë”.

Pandemia uli gjithashtu aksesin në shërbimet e kujdesit shëndetësor. Pavarësisht nëse e marrin biznesin e tyre nëpërmjet aplikacioneve për takime, tutorëve apo në rrugë, punonjësit e seksit përballen me rreziqe të shumta për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Projekti i Punëtorëve të Seksit, një organizatë me qendër në Nju Jork, zbuloi se punonjëset e seksit në mbarë botën përballen me një shans 45% deri në 75% për të përjetuar dhunë në punë. Gratë transgjinore si Anna përballen me një shtresë të shtuar rreziku nga klientët që bëhen të dhunshëm pasi zbulojnë identitetin e tyre.

“Unë shkoj në stacionin e policisë për të denoncuar dhunën dhe ata nuk më ndihmojnë për shkak të punës sime”, – thotë Anna.

Punëtorët e seksit shpesh akuzojnë policinë tajlandeze për zhvatje ose injorim të tyre. Studiues të tillë si Ronald Weitzer, një sociolog dhe profesor me ekspertizë në punën e seksit në Tajlandë, akuzojnë gjithashtu policinë për përfshirje të madhe në turizmin seksual dhe për përfitim nga industria.

“Autoritetet, veçanërisht policia, kanë një interes të madh për ta mbajtur të paligjshëm prostitucionin,” tha Weitzer. “Ata marrin shpërblime.”

Një tjetër studim tregon se punonjëset e seksit operojnë dhe me risqe të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, dhunëz fizike dhe shfrytëzimit, përfshirë nga policia.

Legalizimin e punë së seksit e kundërshtojnë dhe disa punonjës vetë. Juno Mac, një punonjëse e famshme dhe aktiviste thotë se legalizimi mund të krijojë një sistem me dy nivele ku qendrat me më shumë të ardhura mund të futën në rregullore, ndërsa punëtorët e margjinalizuar të seksit që veprojnë në mënyrë të pavarur nuk munden. Më shumë se sa rregullimi dhe taksimin, Mac preferon dekriminalizimin, që i trajton ato si çdo punë tjetër.

Weitzer thoshte se edhe dekrimializimi ka limite duke lejuar ekzistencën e aktorëve keqdashës dhe vazhdimin e shfrytëzimit. Gjithsesi dekriminalizimi duket si alternativa që i lejon ato të integrohem ë mirë në shoqëri.

“Nëse kemi legalizim, kjo do të thotë se ne do të kemi ligjin specifik për të thënë se kjo lloj pune është e ligjshme. Por ne nuk duam të kemi një ligj specifik”, – tha Surang Janyam, themeluesi dhe drejtori i grupi të punonjësve sociale. “Nëse kemi ligje specifike për punonjëset e seksit, duhet të kemi ligje specifike për çdo profesion. Dekriminalizimi do të na bëjë të barabartë me njerëzit e tjerë.”

Qoftë përmes legalizimit apo dekriminalizimit, Weitzer tha se shanset janë të shumta kundër ndryshimit të statusit ligjor të punës seksuale. “Shumica e ligjvënësve e kundërshtojnë atë dhe sa herë që është propozuar në të kaluarën, nuk mendoj se është hequr as nga komisioni,” tha Ëeitzer.

Shtytja e fundit e madhe ishte në vitin 2003, kur legjislacioni i propozuar u debatua, por nuk u miratua.

Projektligji i qershorit 2022 i Tunyawaj nuk u shqyrtua nga bordi i komisionit parlamentar për të rinjtë, gratë dhe grupet e tjera të cenueshme deri në nëntor 2022. Në atë pikë, komisioni rekomandoi transferimin e tij në Ministrinë e Zhvillimit Social dhe Sigurisë Njerëzore të Tajlandës. Projektligji do të shqyrtohet sërish në mandatin e ardhshëm të qeverisë dhe Tunyawaj shpreson se mbështetja e Ministrisë do të përmirësojë shanset e saj. Tashmë fati i projektligjit është në duart e qeverisë së re, e cila do të zgjidhet në maj.

Nëse rizgjidhet, Tunyawaj premton të “vazhdojë ta shtyjë këtë projektligj”.

Surachate tha se gjëja kryesore që mungon është vullneti politik. “Qeveria mund ta zgjidhë këtë çështje, nëse e merr seriozisht,” tha ai.

Burimi: Foreign Policy

LAJME TË TJERA >>