Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Në këtë fshat rumun filloi “perandoria” e Andrew Tate

Një vilë në fund të “Strada Narcilesor” është e vendosur, mu në mbyllje të rrugës, e rrethuar nga pyje të dendura, shpesh herë të zbardhura nga bora në dimër, mes majave të larta të Karpateve.

Adresa e parë e ish-kickbokserit dhe influencerit në media sociale, Andrew Tate, nuk është ajo e njohur nga të gjithë, e zhytur në jetën e luksit në Bukuresht, me super makina të parkuara në oborr.

Siç e njohin në zhargonin e njohur të pasurive të paluajtshme, një “Mansion”.

Jo. Përkundrazi!

Një godinë tre katëshe, me mure të verdhë, jo shumë e mirëmbajtur, pak larg fshatit Sacele, mund të vihet re në atë zonë.

Nuk ka të parkuara përpara as Ferrari, as Bugatti, as Lamborghini dhe asnjë makinë tjetër luksi.

Një Dacia rumune dhe një Skoda çeke, i kanë vendosur gomat e tyre në skllotën që gjendet në oborr.

Brenda, është e ndarë në apartamente të vegjël, funksionalë, ku në ato me numër 9 dhe 17, vëllezërit Tate, Andrew dhe Tristan, filluan të ngrinin perandorinë e tyre të biznesit.

Ishte Vasile Mezdrea, një sipërmarrës i vogël lokal, ai i cili ia pati shitur dy apartamentet vëllezërve, në fillmvitin 2016.

Secilin, e kishte vlerësuar me 35 mijë euro dhe kështu, të dy së bashku, vëllezërit Tate i kishin blerë për 70 mijë euro.

“E bënë me këste pagesën”, i tha Mezdrea gazetares së medias shtetërore britanike BBC, Lucy Williamson. “Nuk kishin para ata asokohe. Madje edhe të dashurat, i çonin të bënin Pazar me taksi”.

Nuk është kjo jeta, që të gjithë imagjinojnë se dy vëllezërit e njohur publikisht për shpenzime marramendëse imagjinojnë.

Melissa, një shtetase britanike, ish e dashura e Tate, ishte zhvendosur aty dhe kishte blerë një apartament po ashtu në vilën e verdhë.

Ankesa kishin filluar të vinin nga komshinjtë, se ata shpesh shihnin vajza lakuriq nëpër korridore dhe të gjitha ato, i sillnin dy vëllezërit.

Komshinjtë, jo të gjithë i kujtojnë Andrewn dhe Tristanin.

Dikush, thotë se ishin tejet arrogantë. Gjithsesi, tepër diskretë. Nuk kishte përleshje, nuk kishte muzikë të lartë, nuk kishte zhurma të tjera.

Sot gjendemi shtatë vjet pas asaj dite dhe pas atyre viteve.

Tate-ët, vlejnë miliona dollarë në asete dhe para të thata.

Njëkohësisht, edhe akuzohen për trafik të qenieve njerëzore dhe abuzime ndaj vajzave dhe aktualisht, presin ende gjykimin nga gjykata rumune. Asetet, i janë bllokuar dhe mjetet e shtrenjta, janë sekuestruar.

Do t’i çojë një ditë ironia e fatit, aty ku e nisën gjithçka, tek ajo vilë e verdhë tre-katëshe?

LAJME TË TJERA >>