Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Në Dubai, mes yjeve të tenisit dhe frikës nga terroristët: Mos vizitoni monumentet

Me një komunikatë të shpërndarë së fundi, ATP ka tërhequr vëmendjen e lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafeve, të cilët do të shkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në turneun “ATP 500” të Dubait, i programuar për t’u zhvilluar nga 21 deri më 26 shkurt.

Shoqata e tenistëve është e shqetësuar veçanërisht për sigurinë e lojtarëve për shkak të kërcënimeve të shumta për akte terroriste që kanë marrë Emiratet e Bashkuara Arabe nga rebelët jemenitë. Më 24 janar, Ministria e Mbrojtjes në Emiratet e Bashkuara ka bërë me dije se ka zbuluar dy raketa balistike të lëshuara drejt Abu Dhabit, që për fat të mirë nuk shkaktuan viktima.

Në shënjestrën e rebelëve është edhe “Expo” që po zhvillohet në Dubai, me mijëra turistë nga e gjithë bota dhe që mund të ngjallë interesin edhe të tenistëve gjatë javës së eventit. “Të dashur lojtarë dhe pjesëtarë skuadrash. Siç keni konstatuar edhe nga raportet mediatike, ditët e fundit ka pasur kërcënime kundër atraksioneve kryesore në Emiratet e Bashkuara, – shkruhet në njoftimin e ATP-së.

Emiratet Arabe janë gati të presin evente të mëdha sportive ndërkombëtare, si “Dubai Desert Classic”, një turne golfi, “Expo Dubai 2020”, që po zhvillohet ende, por edhe pse besojmë se ajo që po ndodh nuk vë në rrezik sigurinë e turneut, ju këshillojmë të mos vizitoni monumentet, apo vende të tjera atraktive gjatë zhvillimit të turneut”.

Në këtë turne kthehet Novak Gjokoviç, numri 1 i tenisit botëror, pas rrëmujës së madhe që u bë me të në fillim të sezonit në Australi. “ATP 500” i Dubait ika dhuruar serbit shumë kënaqësi në karrierë, me 5 tituj të fituar në 2009-ën, 2010-ën, 2011-ën, 2013-ën dhe 2020-ën.

Në këtë event do të marrin pjesë edhe lojtarë të tjerë kalibri, si Andrej Rublev, Feliks Auger-Aliasime, Hubert Hurkacz dhe Denis Shapovalov.

LAJME TË TJERA >>