Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Në 2021 në Shqipëri vdiqën 10% më shumë qytetarë se në 2020, vitin më të keq të pandemisë

Në vitin 2021, në Shqipëri numri i vdekjeve nga të gjitha shkaqet ishte 30.507. Numri i vdekjeve në nivel vendi shënon një rritje me 10,5%, krahasuar me 2020. Nga vjetari i Instat, në nivel qarku, Dibra dhe Lezha kanë regjistruar rritjen më të vogël të vdekjeve, përkatësisht 4,4% dhe 3,4%.

Në vitin 2021, vdekjet nga grupsëmundjet “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” kanë shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve.

Në nivel vendi 52,4% e vdekjeve gjithsej shkaktohen nga “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe 11,8% si pasojë e “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes”. Sipas qarqeve, Kukësi dhe Dibra kanë përqindjen më të lartë të vdekshmërisë nga “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” me 60,7% dhe 58,8% të vdekjeve të shkaktuara nga ky grup. Ndërsa për grupsëmundjen e “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” qarku i Beratit dhe Shkodrës kanë përqindjen më të lartë të vdekshmërisë me 15,5% dhe 13,5%.

Pesha që zënë dy grupsëmundjet kryesore në totalin e vdekjeve sipas grupmoshës dhe qarqeve në %, 2021. Marrë nga Instat.

Disa probleme shëndetësore kronike si hipertensioni dhe diabeti, megjithëse klasifikohen si sëmundje, mund të konsiderohen edhe si faktorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim në vitin 2021, 11,9% e pacientëve kronik janë trajtuar për Diabet Mellitus dhe 35,3% e pacientëve kronik për Hipertension Arterial.

Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,9%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Korçë me 40,8%.

Përqindja e personave me aftësi të kufizuar sipas llojit të paaftësisë dhe sipas qarqeve, 2021. Marrë nga Instat.

Pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor është dhe kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Numri më i lartë i personave me aftësi të kufizuar në raport me popullsinë është regjistruar në Qarkun e Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Sipas llojit të aftësisë së kufizuar, profili në të gjithë qarqet është pothuajse i ngjashëm, mbi 60% e personave me aftësi të kufizuar të regjistruar janë të grupuar në kategorinë “Aftësi e kufizuar mendore dhe fizike”.

LAJME TË TJERA >>