Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Ndërsa mbahet samiti i NATO-s, Koreja e Veriut lëshon raketën e parë balistike ndërkontinentale

Koreja e Veriut ka lëshuar atë që besohet të jetë raketa e saj e parë balistike ndërkontinentale (ICBM) në më shumë se katër vjet, ndërsa liderët perëndimorë mblidhen në Bruksel për një samit të sigurisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, ICBM-ja e  dyshuar fluturoi në një lartësi prej 6 mijw kilometrash (3,728 milje), duke u ulur në ujërat në brigjet perëndimore të Japonisë të enjten.

“Lartësia do të sugjeronte se është një lloj i ri ICBM”, u tha gazetarëve të enjten zëvendësministri i Mbrojtjes i Japonisë Makoto Oniki.

Komanda e SHBA-së e Indo-Paqësorit njoftoi në fillim të këtij muaji se po intensifikonin “aktivitetet e grumbullimit të inteligjencës, gatishmërisë dhe mbikëqyrjes” në lidhje me Korenë e Veriut pas valës së fundit të lëshimeve të raketave.

Lëvizja është një sinjal nga administrata Biden se ajo duhet të forcojë pozicionin e saj ushtarak për të siguruar që SHBA dhe aleatët në rajon si Koreja e Jugut dhe Japonia të mbrohen kundër testeve raketore të Koresë së Veriut.

Komanda tha se ata “kanë urdhëruar intensifikimin e aktiviteteve të inteligjencës, vëzhgimit dhe mbledhjes së zbulimit si dhe gatishmërinë e shtuar midis forcave tona të mbrojtjes raketore balistike në rajon”.

Javën e kaluar, ushtria amerikane organizoi stërvitje në dhe rreth Gadishullit Korean për të treguar gatishmërinë e saj në vazhdën e aktivitetit të Koresë së Veriut, duke përfshirë simulimin e sistemeve të mbrojtjes nga raketat balistike.

LAJME TË TJERA >>