Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare Papa Benedict XVI, drejtoi Kishën Katolike për rreth 8 vjet

Ka ndërruar jetë Papa Benedict XVI. BBC raporton se ish-Papa u nda nga jeta në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të shëndetit të dobët.

Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit. Pasardhësi i tij Papa Françesku tha se e kishte vizituar shpesh atje.

Edhe pse ishte i sëmurë prej disa kohë, Selia e Shenjtë tha se kishte një përkeqësim në gjendjen e tij për shkak të moshës. Të mërkurën, Papa Françesku i bëri thirrje audiencës së tij të fundit të vitit në Vatikan që të bënin një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, për të cilin tha se ishte shumë i sëmurë.

I lindur Joseph Ratzinger në Gjermani, Benedikti ishte 78 vjeç kur në vitin 2005 u bë një nga papët më të vjetër të zgjedhur ndonjëherë.
Për pjesën më të madhe të papatit të tij, Kisha Katolike u përball me akuza, pretendime ligjore dhe raporte zyrtare gjatë dekadave të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë. Në fillim të këtij viti, ish-Papa pranoi se ishin bërë gabime në trajtimin e rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut midis viteve 1977 dhe 1982.

LAJME TË TJERA >>