Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Napoli nis kontaktet për Brojën, Çelsi kërkon 30 milionë euro

Napoli e ka marrë seriozisht pistën Armando Broja. Klubi i njohur italian kërkon të bëjë të vetin talentin kuqezi, që është në pronësi të Çelsit.

Sipas shtypit sportiv italian, drejtues të Napolit kanë kontaktuar tashmë me njerëz të afërt të Brojës. Problemi kryesor është shifra e lartë që kërkon Çelsi, 30 milionë euro.

Bisedimet vazhdojnë dhe Napoli është një pistë konkrete për sulmuesin e Kombëtares. Broja është gjithashtu në fokusin e shumë klubeve të tjera të mëdha europiane, kryesisht angleze dhe italiane.

Në Premier Ligë e njohin mirë. Broja zhvilloi një sezon pozitiv me Sauthemptonin, sidomos në gjysmën e parë të tij, kur shënoi gola me peshë. Janë disa klube ishullore që po ndjekin situatën, me në krye Uest Hemin.

Edhe në Itali emri i Brojës ka dalë më parë në skenë si një dëshirë e Milanit. Napoli duket se po bën hapa përpara për ta transferuar sulmuesin e talentuar në Serinë A.

Do të jetë një verë e nxehtë për futbollistin kuqezi të Çelsit. Edhe disa lojtarë të tjerë të Kombëtares janë në qendër të merkatos. Kristjan Asllani është gjithmonë e më afër Interit, kurse Tomas Strakosha do të shkojë në Angli.

LAJME TË TJERA >>