Nuk është sekret që Rafael Nadal është ndër njerëzit që do t’i mungojë Roger Federer pas pensionimit të zviceranit.
Të dy dominuan tenisin për më shumë se një dekadë së bashku, duke ndarë një rivalitet të jashtëzakonshëm në fushë dhe një miqësi jashtë fushës.
“Si çdo gjë, marrëdhënia kishte faza të ndryshme”, tha Nadal për El Partidazo të COPE.
“Ka qenë një marrëdhënie e mirë që në fillim, por që u forcua me kalimin e viteve. Është normale të respektosh dhe vlerësosh rivalin tënd, përderisa ata janë një person i mirë”.
“Me kalimin e viteve, kupton se diçka e veçantë ndahej mes nesh, kështu e përjetuam ne, por edhe bota e tenisit”.
“Falë kësaj, njerëzit që nuk ishin të interesuar për tenisin u interesuan për sportin tonë”.
“Mënyra jonë për të parë rivalitetin dhe botën ka nënkuptuar që marrëdhënia personale që kemi ndarë ka qenë ndoshta edhe më e rëndësishme se marrëdhënia profesionale që kemi pasur”.