Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Mund të mos kemi më gaz rus, thotë von der Leyen

Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Rusia është duke përdorur energjinë si mjet lufte dhe kështu, po e shantazhin Evropën gjatë kursit të agresionit rus në Ukrainë.

Prej 24 shkurtit 2022, Moska ka ndërmarrë një aksion ushtarak, duke mësyrë në territorin ukrainas dhe duke marrë një seri rajonesh deri në ditët që flasim, më së shumti në pjesën lindore dhe jugore të vendit.

Mirëpo Kremlini, nuk po luan vetëm në rrafshin ushtarak apo diplomatik, por edhe në atë energjetik, sipas presidentes së KE-së.

Pikërisht për këtë arsye, bashkësia evropiane duhet të jetë e përgatitur për një shkëputje tërësore nga gazi rus, pasi një skenar i tillë është i mundur.

Megjithatë, nëse vendet e Bashkimit Evropian dhe aleatët punojnë në unitet, kësaj krize ata mund t’i qasen në një mënyrë, e cila është sa më pak e dëmshme për ekonominë e kontinentit.

Amerika është zotuar po ashtu se do të ndihmojë BE-në në aspektin energjetik. Mirëpo, një plan i detajuar duhet ndërmarrë për këtë çështje, pasi kërkon kohë.

Një kohë, të cilën po e limiton gjigandi rus i gazit, Gazprom, i cili nëpërmjet një letre, i ka bërë me dije kompanitë kontraktuese evropiane, se “për shkak të probleme thelbësore” mund të mos ketë furnizim të përhershëm me gaz.

Po ashtu, kompania ruse mund të kërkojë të aktivizojë një klauzolë në kontrata, nëpërmjet të cilës nëse Gazprom nuk arrin të përmbushë detyrimet e furnizimit për shkak të krizave të pakontrollueshme nga kompania vetë, atëherë nuk ka kamata dhe ndëshkime për të.

Pritet të shihet gjithsesi se cili do të plani i mekanizmit të BE-së, për të parë se sa efekt mund të ketë kërcënimi i Gazprom karshi Evropës.

LAJME TË TJERA >>