Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

“Mund të kishim ekip më të mirë”, Reja flet për miqësoren me Italinë: Skema nuk ndryshon, më intereson loja dhe jo rezultati

Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë nesër një ndeshje miqësore me Italinë në stadiumin “Air Albania”. Në prag të sfidës, trajneri i kombëtares Edy Reja ka dalë në një konferencë për mediat. Ai komentoi rëndësinë e ndeshjes dhe zbuloi pritshmëritë nga skuadra kuqezi.

“Për ne është e rëndësishme që të tregojmë se kjo skuadër po rritet. Ky është një test mjaft i rëndësishëm se do të na japë vlerën e kësaj skuadre. Unë uroj që të bëjmë një hap para në krahasim me ndeshjet e fundit.

Më vjen keq për shumë lojtarë që nuk na i lanë klubet, se mund të kishim ekip më konkurrues, por kam të rinj që kanë luajtur në këtë periudhë dhe mund të luajnë. Janë shumë të rinj, janë të 2001-2002, kam një ekip të ri që ka bërë mirë në këtë periudhë.

Do të kenë mundësi e do të bëjnë më mirë, mua nuk më intereson shumë rezultati, por paraqitja. Rezultatet janë bërë nga episodet dhe uroj që episodet ndonjëherë të sillen në anën tonë.

Moduli është ai që është, se na ka dhënë më shumë siguri e garanci. Pastaj mund ta modifikojmë gjatë ndeshjes. Kemi lojtarë që mund ta ndërrojmë në ndeshje e sipër, por duke folur me lojtarët, më thonë që ndjehen të sigurt. Pastaj nuk ka pse ta ndërrojmë ndaj Italisë.

Ka shumë risi, emrat e rinj nuk janë, mungojnë Cikalleshi e Balaj, që janë lojtarë që na kanë sjellë deri këtu edhe sa i përket rendimentit. Gjimshiti që më shërbente duke njohur vlerën e italisë në sulm, me eksperiencë ndërkombëtare. Më mungojnë disa, por ata që do të zbresin në fushë do të japin 100% dhe kam besim total”, shprehet Reja.

LAJME TË TJERA >>