Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thirrur 31 lojtarë, të cilët do të mblidhen të dielën në Qendrën Teknike Federale në Coverciano. Ata do të aktivizohen në dy ndeshjet miqësore që skuadra do të zhvillojë kundër Shqipërisë dhe Italisë.
Ndeshja e cila do të zhvillohet më 16 nëntor në “Air Albania” do e jetë e para e Kombëtares së Italisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Italia do të mbërrij një ditë para në Tiranë, më 15 nëntor rreth orës 17:15, duke kryer fluturimin Firence – Rinas. Më pas, në orën 17:30 është parashikuar stërvitja në “Air Albania”, ku 15 minutat e para do të jenë me dyer të hapura. Ndërsa në 18:30 pritet të jetë konferenca për shtyp për ndeshjen.
Thirrja e parë për Simone Pafundi, sulmues i Udinese-s i lindur në 2006, dhe për mesfushorët e Juventus-it Nicolo Fagioli (lindur në 2001) dhe Fabio Miretti (lindur. në vitin 2003).
Federico Chiesa rikthehet një vit pas telefonatës së fundit, sapo u kthye nga dëmtimi i rëndë në ligamentin e gjurit të majtë.
Përballja me Shqipërinë
Italia dhe Shqipëria janë përballur vetëm tre herë deri më tani dhe përballja direkte ka ndër të tjera një precedent të kohëve të fundit.
Ndeshja e parë mes dy kombëtareve daton në vitin 2014, miqësore në Genova e fituar nga “Azzurri” 1-0. Më pas dy ndeshje për kualifikueset e Botërorit 2018, me sukses të dyfishtë për Italinë në Palermo dhe Shkodër (2-0, 1-0).
Edy Reja do të jetë në pankinën e Shqipërisë. Për herë të katërt në katër ndeshje ndaj Italisë kombëtarja shqiptare do të drejtohet nga një trajner italian (dy herë De Biasi, një Panucci).
Lista e të thirrurve
Portierët: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Empoli);
Mbrojtësit: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Emerson Palmieri (West Ham), Federico Gatti (Juventus), Pasquale Mazzocchi (Salernitana), Giorgio Scalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta);
Mesfushorët: Nicolo Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolo Fagioli (Juventus), Davide Frattesi (Sassuolo), Fabio Miretti (Juventus), Matteo Pessina (Monza), Samuele Ricci (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint Germain);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Wilfried Gnonto (Leeds), Vincenzo Grifo (Fribourg), Simone Pafundi (Udinese), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Gianluca Scamacca (West Ham), Nicolò Zaniolo (Roma).