Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Miqësorja me Katarin sposton Superioren, Reja sërish me lojtarë të klubeve tona

Shqipëria do të luajë më 9 nëntor një miqësore me Katarin, vendin që pret pas pak javësh Botërorin 2022. Ndeshja do të luhet në Marbela të Spanjës dhe trajneri Edi Reja do të bazohet sërish te lojtarët e Superiores, ashtu si me Arabinë Saudite.

Kjo ka bërë që java e 12-të e Superiores, në kalendar në datat 6-7 nëntor, të spostohet për më 12-13 nëntor. Vendimi është marrë nga sektori i garave në FSHF për t’u dhënë mundësi klubeve të lejojnë lojtarët të grumbullohen me Kombëtaren.

Ky spostim sjell rrjedhimisht edhe spostimin e javës së 13-të të Superiores, që do të zhvillohet në janar të 2023-shit, sipas njoftimit të FSHF-së.

LAJME TË TJERA >>