Një miliardier turk pak i njohur, Muhsin Bayrak pretendon se është në bisedime me Roman Abramovich-in për të blerë klubin e Chelsea-t.
Deri më tani Todd Boehly dhe Hansjorg Wyss ishin bërë publik si dy personat e interesuar për blerjen e klubit londinez.
Të mërkurën, Abramovich njoftoi se klubi ishte në shitje, pas sanksioneve që Britania e Madhe u kishte vendosur oligarkëve rusë, të cilët kishin lidhje me Vladimir Purtin-in. Kjo për shkak të sulmit që Rusia i bëri Ukrainës, i cili po vijon dhe aktualisht.
Manjatët amerikanë dhe zviceranë Todd Boehly dhe Hansjorg Wyss u shfaqën si kryesues për të përmbushur kërkesën e Abramovich-it prej 3 miliardë paundësh, por tani Bayrak-u ka pohuar se së shpejti do të mbajë flamurin turk në Londër.
“Ne jemi duke negociuar kushtet e blerjes së Chelsea-t me avokatët e Roman Abramovich”, tha biznesmeni per gazeten turke “Yeni Safak”.
“Ne kemi bërë ofertën tonë. Për shkak se e gjejnë Turqinë të sigurt, ata duan të marrin pjesën më të madhe të parave pas shitjes në Turqi”.
“Ne po planifikojmë të nënshkruajmë së shpejti”, shtoi ai.
Bayrak është lider i fisit Mutki, një nga familjet më të mëdha në Turqi, si dhe kryetar i Bordit të “AB Group Holding”, i cili ka investime në sektorët e kriptos, ndërtimit, turizmit dhe energjisë.