Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Merret vendimi – Gjykata e Hagës urdhëron Rusinë të pezullojë pushtimin e Ukrainës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), institucioni më i lartë i Kombeve të Bashkuara, të mërkurën e 16 marsit – pas një kërkese urgjente të Ukrainës – ka vendosur që Rusia të ndalë pushtimin e saj.

Me 13 vota pro dhe dy vota kundër, Federata Ruse do të duhet t’i pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që filloi më 24 shkurt.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, ky është vendimi i parë i tillë i dhënë nga një gjykatë ndërkombëtare.

Kievi akuzon Moskën për përpjekje të paligjshme për të justifikuar luftën.

Përfaqësuesi i Ukrainës, Anton Korynevych, kërkoi që GJND-ja të urdhëronte Rusinë për “të pezulluar menjëherë operacionet ushtarake”.

“Rusia duhet të ndalet dhe gjykata ka një rol për të luajtur”, tha ai.

Rusia bojkotoi seancat e GJND-së në fillim të këtij muaji.

Në një dosje me shkrim, Moska argumentoi se gjykata “nuk kishte juridiksion” sepse kërkesa e Ukrainës binte jashtë fushëveprimit të Konventës së Gjenocidit të OKB-së të vitit 1948, mbi të cilën ajo bazoi çështjen e saj.

Rusia vazhdoi duke thënë se “po vepronte në vetëmbrojtje” për të justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë.

Ukraina tha se, Konventa e Gjenocidit, të cilën të dy vendet e kanë nënshkruar, nuk lejon një pushtim.

Nuk ka asnjë provë se Ukraina ka kryer apo planifikuar sulme që mund të konsiderohen si krime kundër njerëzimit.

LAJME TË TJERA >>