Kanë luftuar për revolucionin në Iran, janë konsideruar terroristë dhe janë financuar nga Saddam Hussein. Sot Muxhahedinët e Popullit Iranian janë një sekt, të cilin qeveria amerikane e përdor në strategjinë e saj kundër Teheranit.
Mostafa dhe Robabe Mohammadi kanë ardhur nëShqipëri për të shpëtuar të bijën. Por me të arritur nëkryeqytetin Tiranë, kanë kuptuar se janë ndjekur nga dy agjentë të inteligjencës shqiptare. Njerëzit me syze dielli i kanë ndjekur fillimisht nga hoteli deri tek zyra e avokatit, më pas përgjatë rrugës drejt Ministrisë sëBrendshme e më pas deri në hotel. Çifti Mohammadikëmbëngul se e bija Somayeh mbahet kundër vullnetit të saj nga një grup revolucionar ekstremist në ekzil nëShqipëri, i njohur si Muxhahedinët e Popullit Iranian (Mujahidin-e Khalq, shpesh i treguar me akronimin MEK).
I konsideruar nga shumë si sekt, në të kaluarën MEK-ua ka qenë i përfshirë në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara e Britania e Madhe, por opozita ndaj qeverisë iraniane i ka bërë që tësigurojnë mbështetjen e fajkojve të fuqishëm tëUashingtonit, midis të cilëve Këshilltari për SigurinëKombëtare John Bolton dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Somayeh Mohammadi është një prej rreth 2300 anëtarëve të MEK-ut që jetojnë në një bazë tëndërtuar mbi 34 hektarë terren në fshatrat e veriperëndimit të Shqipërisë.
Gjatë 20 viteve të fundit prindërit e saj kanë kërkuar me çdo mënyrë që ta shkëpusin nga grupi. “Ne nuk jemi kundër kurrkujt”, thotë Mostafa në një restorant të Tiranës. “Thjesht duam ta takojmë bijën tonë jashtë kampit, pa eprorët e saj”.MEK-u thekson se Somayeh nuk dëshiron të largohet nga baza. “Somayeh është një vajzë e ndrojtur”, thotë e ëma. “Ata i frikësojnë njerëz si ajo. Dëshiron tëlargohet, por ka frikë se mos e vrasin”.
Drejt ekzilit
Qysh kur kanë lënë Iranin në fillimvitet ’80, anëtarët e MEK-ut kanë një objektiv: të përmbysin Republikën Islamike. Por grupi ishte formuar në fillimvitet ’60 si milici studentore islamike – marksiste dhe kishte luajtur një rol vendimtar në përzënien e Shahut gjatërevolucionit iranian të 1979. Antikapitalistë, antimperialistë dhe antiamerikanë, në vitet ’70 luftëtarët e MEK-ut vranë shumë agjentë të Shahut, shpesh duke përdorur taktikën e sulmeve vetëvrasëse dhe tëguerriljes urbane. Vinin në shënjestër hotele, kompani ajrore dhe kompani nafte me pronësi amerikane dhe qenë përgjegjës për vdekjen e 6 qytetarëve amerikanënë Iran. Këto sulme i hapën rrugën kthimit nga ekzili tëAjatollahut Ruhollah Khomeini, që shpejt e identifikoi MEK-un si një kërcënim ndaj projektit të tij për ta transformuar Iranin në një republikë islamike nën kontrollin e klerit. Pas revolucionit, Khomeini përdori shërbimet e sigurisë, gjykatat dhe mjetet e informacionit për ta shtypur mbështetjen politike ndaj grupit dhe më pas për ta eliminuar definitivisht.
Ajatollahu urdhëroi një represion kundër të gjithë përfaqësuesve dhe simpatizantëve të MEK-ut. Të mbijetuarit e lanë vendin. Presidenti iraken Saddam Hussein, që po bënte një luftë të përgjakshme kundër Iranit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të Mbretërisë së Bashkuara, e kapi menjëherë mundësinë e përdorimit të luftëtarëve të MEK-ut në ekzil kundër Teheranit. Më 1986 i ofroi grupit armë, para dhe një bazë ushtarake 80 kilometra nga kufiri me Iranin, e quajtur Kampi Ashraf. Për rreth 20 vjet, nën drejtimin gjithnjë e më mizor të Massoud Rajavi, MEK-u sulmoi objektiva civilë e ushtarakë përgjatë kufirit me Iranin dhe ndihmoi Saddam Hussein të shtypte armiqtë e tij të brendshëm. Por pasi është rreshtuar me diktatorin iraken – i cili bombardoi në mënyrë të paparë qytetet iraniane dhe përdori sistematikisht armët kimike në një luftë që shkaktoi 1 milion të vdekur – grupi humbi pothuajse të gjithë mbështetjen që kishte në Iran, ku anëtarët e tij tashmë konsideroheshin kryesisht tradhëtarë. Në izolimin e bazës irakene dhe nën kontrollin e rrepte të liderit të tij, MEK-u u bë një lloj sekti.
Pas pushtimit amerikan të Irakut, MEK-u nisi njëfushatë imponuese për t’u hequr nga lista e grupeve terroriste, edhe pse disa raporte denonconin përfshirjen e tij në vrasjen e shkencëtarëve të ndryshëm bërthamorëiranianë të kryera deri më 2012. Massoud Rajavi nuk shfaqet në publik qysh nga 2003 (shumë analistë e konsiderojnë të vdekur), por nën drejtimin e gruas së tij Maryam, MEK-u ka siguruar një mbështetje tëkonsiderueshme nga ana e disa sektorëve të së djathtës amerikane dhe europiane, në kërkim të aleatëve nëluftën kundër Teheranit. Më 2009 Mbretëria e Bashkuar e ka hequr MEK-un nga lista e grupeve terroriste. Administrata e Presidentit Barack Obama e ka bërë më2012 dhe më pas ka kontribuar në negocimin e transferimit të grupit në Shqipëri. Në konferencën vjetore “Free Iran” që grupi organizon çdo verë nëParis, dhjetëra parlamentarë amerikanë dhe britanikë, bashkë me politikanë dhe ushtarakë në pension, i thurin himne rënies së Republikës Islamiste dhe marrjes sëpushtetit nga ana e Maryam Rajavi në Iran. Nëmbledhjen e 2017 John Bolton – që tashmë përkrahte idenë e një lufte në Iran përpara hyrjes në administratën amerikane të drejtuar nga Donald Trump – ka deklaruar se MEK-u do ta qeveriste Teheranin brenda vitit 2019.Ylli më i madh i mbledhjes së 2018 ka qenë një tjetër mbështetës i vjetër i MEK-ut: ish kryebashkiaku i NewYork Rudy Giuliani, sot avokat i Donald Trump.
“Mullahët duhet të largohen. Ajatollahu duhet tëlargohet dhe duhet të zëvendësohen nga një qeveri demokratike, e përfaqësuar nga zonja Rajavi”, i ka thënë platesë. Ndërkohë, MEK-u në Shqipëri përpiqet tëruajë kontrollin mbi anëtarët e tij, që kanë filluar tëdezertojnë. Grupi ka përfunduar edhe në shënjestrën e mjeteve të informimit dhe të partive opozitare vendore, kundër termave të marrëveshjes që ka sjellë luftëtarët e MEK-ut në Tiranë. Është vështirë të gjendet njëvëzhgues serioz dhe i gatshëm të mbështesë se MEK-u i ka kapacitetet apo konsensusin e nevojshëm popullor për ta përmbysur Republikën Islamike. Por politikanët amerikanë dhe britanikë që e mbështesin këtë grup tëvogël revolucionar të bllokuar në Shqipëri nuk e vrasin mendjen: e mbështesin MEK-un për të irrituar Teheranin. Nga ana tjetër, grupi është vetëm një pjesë e vogël e një strategjie më të gjerë të administratës Trumpnë Lindje të Mesme, që ka objektiv izolimin dhe mbytur ekonomikisht Iranin.
Strategji suksesi
Përpara se të bëhej i përkëdheluri i së djathtës amerikane dhe europiane, MEK-ut i është dashur tëndërrojë lëkurë. Demokraci, të drejta njeriu dhe laicitet janë bërë mantrat e reja të organizatës. Maryam Rajavika hequr dorë nga dhuna dhe ka arritur ta ripozicionojëgrupin: nga sekt antiperëndimor në qeveri hije demokratike dhe proamerikane. Rrugëtimi i gjatë drejt respektueshmërisë ka nisur me pushtimin amerikan tëIrakut më 2003. Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur MEK-un organizatë terroriste në fundin e viteve ’90, si gjest vullneti të mirë ndaj qeverisë së re reformiste tëTeheranit. Por në ditët e para të pushtimit amerikan tëIrakut, në Shtëpinë e Bardhë u hap një debat i zjarrtë se cili duhej të ishte fati i 5000 luftëtarëve të MEK-ut qëndodheshin në bazën Ashraf.
Condoleeza Rice, në atëkohë Sekretare Shteti, theksonte sesi përderisa MEK-u ishte në listën e organizatave terroriste, duhej tëtrajtohej si e tillë. Por kundërshtarët e Iranit, midis tëcilëve Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld dheZëvendëspresidenti Dick Cheney, theksonin se MEK-u duhej të përdorej si armë kundër Republikës Islamike. Fraksioni i Rumsfeld arriti të fitojë. Edhe pse grupi ishte akoma në listën e organizatave terroriste, Pentagoni i klasifikoi njerëzit që gjendeshin në bazën Ashraf si “persona nën mbrojtje” në bazë të Konventës së Gjenevës: zyrtarisht të çarmatosur, por me forcën e tyre të sigurisë të garantuar nga forcat amerikane nëIrak. Shtetet e Bashkuara mbronin një grup që vetë ata e quanin terrorist. Dora dorës që pushtimi amerikan iIrakut degjeneronte në një luftë katastrofike civile, nëUashington e djathta e akuzonte gjithnjë e më shumëIranin se ishte përgjegjës për shpërbërjen e vendit. Politikanë të dorës së parë kërkonin publikisht tëbombardohej Teherani, ndërsa rritej paniku për programin bërthamor iranian. Midis viteve 2007 e 2012, 7 shkencëtarë bërthamorë iranianë u sulmuan me helm apo me bomba magnetike të vendosura nga vrasës nëmakinat e tyre. 5 prej tyre vdiqën. Më 2012, duke cituar 2 funksionarë amerikanë anonimë, kanali NBC Newsraportonte se sulmet qenë planifikuar nga shërbimet sekrete izraeliane dhe realizuar nga agjentë të MEK-ut në Iran.
Qe pakashumë në këtë moment që MEK-u nisi tëpunojë për të krijuar një imazh të ri në Perëndim. Grupe të lidhura me MEK-un financuan fushatat elektorale e disa politikanëve amerikane, përmbytën Uashingtonin me publicitet dhe paguan personazhë influentëperëndimorë për të shkruar artikuj dhe bërë diskutime në favor të heqjes së grupit nga lista e organizatave terroriste. Lista e politikanëve amerikane të të dyja formacioneve që kanë marrë shpërblime tëkonsiderueshme për të marrë pjesë në eventë nëmbështetje të MEK-ut është jashtëzakonisht e gjatë dhe përfshin John McCain, Newt Gingrich dhe ish kryetarët e Partisë Demokrate Edward Rendell e Howard Dean,përveç ish drejtuesve të ndryshëm të FBI-së e të CIA-s. Mendohet se John Bolton, i shfaqur në shumë evente nëfavor të MEK-ut, ka arkëtuar të paktën 180000 dollarë. Në takime të tjera parisiane kanë marrë pjesë edhe politikanë të ndryshëm britanikë. Në konventën e këtij viti Theresa Villiers, parlamentare konservatore dhe ish Ministre e Transportit, ka folur për rëndësinë e tëdrejtave të grave, i ka bërë homazh Maryam Rajavi (tëcilës i ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar) dhe është impenjuar që ta mbështesë “kauzën e drejtë” të saj për të krijuar “një Iran të lirë nga represioni brutal imullahëve”.
Por ndërsa MEK-u akumulonte aleatëpolitikë në Perëndim, nuk ishte më i sigurtë në Irak për shkak të tërheqjes së trupave amerikane. Midis viteve 2009 e 2013, forcat irakene të sigurisë kanë ndërmarrëtë paktën 2 sulme ndaj bazës së grupit, duke vrarë rreth 100 njerëz. Daniel Benjamin, në atë kohë Kreu iAntiterrorizmit në Departamentin e Shtetit, më ka shpjeguar se Uashingtoni vendosi që ta heqë MEK-un nga lista e organizatave terroriste të huaja jo pse besonte se anëtarët e tij e kishin braktisur dhunën, por “për të shmangur që të mos vriteshin të gjithë” duke qëndruar në Irak. Kështu, grupi ka blerë troje nëShqipëri dhe ka ndërtuar një bazë të re. Por transferimi nga Iraku në sigurinë relative të Shqipërisë ka shkaktuar një valë dezetimesh. Kam folur me dhjetëra dezertorë, gjysma e të cilëve janë akoma në Shqipëri. Më kanëtreguar se komandantët e MEK-ut abuzonin sistematikisht me anëtarët për t’ua ndryshur mosdakordësinë dhe penguar dezertimet, duke përdorur torturën, izolimin, konfiskimin e gjëra dhe ndarjen e familjeve për të ruajtur kontrollin. Dëshmitë e këtyre dezertorëve konfirmojnë denoncimet e bëra nga Human Rights Watch, sipas të cilës disa ish anëtarë kanë asituar në “rrahje, abuzime verbal e psikolohjike, rrëfime tënxjerra me dhunë, kërcënime për ekzekutim e tortura, që kanë shkaktuar vdekjen e dy personave”.
Ideologji dhe gjak
MEK-u e ka origjinën nga Lëvizja Çlirimtare Iraniane, një “opozitë zyrtare” islamike demokratike, e themeluar më 1961 nga mbështetësit e Mohammad Mossadegh,Kryeministrit të përmbysur më 1953 nga një grusht shteti i orkestruar nga Mbretëria e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë MEK-u, anëtarët e tëcilin qenë sidomos studentë idealistë të klasës sëmesme, kombinonte islamizmin me doktrinën marksiste. Riinterpretonte pasazhet kuranore në bazën e fesë shiite si mjete për të socializuar mjetet e prodhimit, eliminimin e sistemit të klasave dhe promovimin e luftërave të pakicave etnike të Iranit. MEK-u luajti njërol të rëndësishëm në revolucionin e 1979, duke pushtuar pallatin perandorak dhe duke u përplasur shpesh me policinë dhe ushtrinë. Dy vite më pas Massoud Rajavi, që në atë kohë ishte 30 vjeç, takoi Liderin Suprem, Ajatollahun Khomeini, që ishte 77 vjeç. Të dy nuk ranë dakord.
“Ai ka ka dhënë dorën për të ma djegur dhe unë e kam refuzuar. Qysh atëhere jemi armiq”, i rrëfeu Rajavi një gazetari më 1981. Khomeini shikonte tek MEK-u një kërcënim ndaj pushtetit të tij. Për këtë arsye e pengoi Rajavi të kandidonte si president dhe e quajti grupin e tij armik të Islamit. Arrestoi mijëra mbështetës të MEK-ut dhe shpërtheu një valë dhunë kundër anëtarëve dhe simpatizantëve tëlëvizjes. Në mesin e viteve ’80 mijëra njerëz tëkonsideruar të afërt me MEK-un janë vrarë nga qeveria në përleshje apo pasi janë dënuar me vdekje. Qe në këtëmoment që Massoud Rajavi pranoi ofertën e Saddam Hussein për ta luftuar Iranin nga një pozicion më isigurtë, në territorin iraken. Në vitet e mëpasme Rajavi lançoi “revolucionin ideologjik” të tij, duke ndaluar martesat dhe duke u imponuar divorcin e “përjetshëm” të gjithë anëtarëve të grupit. Rajavi u martua me njëprej grave të divorcuara, Maryam Azodanlu, e cila qysh atëhere ka marrë mbiemrin e tij dhe është bërë asistentja kryesore e tij.
Për Saddam Hussein, MEK-u ishte njëinstrument i dobishëm në luftën kundër Iranit, por vetëm në periudhë afatshkurtër. Në korrikun e 1988,vetëm 5 ditë pas armëpushimit që zyrtarisht i dha fund konfliktit midis Iranit dhe Irakut, MEK-u ndërmori njëmision vetëvrasës në territorin iranian, i quajtur Operacioni “Drita e Përjetshme”. Rajavi paralajmëroi se do të ishte fillimi i një revolucioni tjetër. “Do të jetëtamam si një ortek”, u tha ai luftëtarëve që po i dërgonte të takoheshin me vdekjen.
Misioni përfundoi në një masakër. Luftëtarët fatkeqë tëMEK-ut u tërhoqën në një pritë nga ushtria iraniane, qëi asgjësoi lehtësisht. Khomeini e përdori pushtimin e dështuar si pretekst për ekzekutimin e mijëra anëtarëve të MEK-ut dhe militantë të tjerë të majtë u mbyllën nëburgjet iraniane. Amnesty International ka llogaritur se më shumë se 4500 persona u çuan drejt vdekjes, por sipas disa burimeve shifra është shumë më e lartë.Operacioni “Drita e Përjetshme” ka përfaqësuar një vijëndarëse për MEK-un. Brenda bazës Ashraf, teksa konsolidohej perspektiva e një ekzili pakthim, anëtarët e grupit, të traumatizuar e të trishtuar, nisën tëngurtësohen në lidershipin paranojak të Rajavi. MEK-u vazhdoi të kryejë sulme përtej kufirit me Iranin dhe ndihmoi Saddam Hussein që të shtypë revoltat e brendshme të shpërthyera pas humbjes së pësuar nga Shtetet e Bashkuara në Luftën e Gjirit të 1990. Nëmarsin e 1991 diktatori iraken përdori MEK-un për tështypur lëvizjen e armatosur për pavarësi të kurdëve nëvery të vendit. Më 1992 grupi ndërmori një seri sulmesh kundër përfaqësive diplomatike iraniane në 10 vende, përfshi Misionin e Përhershëm në Kombet e Bashkuara në Neë York, i sulmuar nga 5 njerëz tëarmatosur me thika. MEK-u realizoi me sukses edhe larje hesapesh më personale. Më 1998 një vrasës vrau Asadollah Lajevardi, ish gardian i burgut Evin, që ishte marrë me ekzekutimet e mijëra anëtarëve të grupit.
Të gjitha zemrat
Rajavi u shpjegonte ndjekësve të tij se operacioni “Drita e Përjetshme” kishte dështuar pasi luftëtarët mendonin për gratë e tyre: dashuria e kishte dobësuar vullnetin e tyre për të luftuar. Në 1990 të gjitha çiftet brenda bazës u detyruan që të divorcohen dhe çdo gruaje ju desh qëta zëvendësonte unazën martesore me një varëse qëparaqiste fytyrën e Massoud. Fëmijët e tyre u “adoptuan” nga mbështetësit e MEK-ut në Europë. Komandantët pretenduan që të gjithë anëtarët tëzbulonin publikisht çdo mendim sado të vogël seksual. Manouchelur Abdi, që është 55 vjeçe dhe e ka lënëMEK-un pas transferimit në Shqipëri, më ka treguar se seancat e rrëfimeve mbaheshin çdo mëngjes: “Duhej tërrëfeja se e ndjeja mungesën e time bije dhe ata mëkritikonin e më poshtëronin”. Batoul Soltani i ështëbashkuar MEK-ut më 1986 me burrin dhe vajzën e sapolindur. Në fillim familja mund të jetonte bashkë, por më 1990 Soltani u detyrua që të divorcohej dhe tëhiqte dorë nga e bija 5 vjeçare dhe nga një djalë isapolindur, të dy të dërguar jashtë vendit për t’u rritur nga simpatizantët e lëvizjes. Soltani pohon se ështëdetyruar në shumë raste që të kishte raporte seksuale me Massoud Rajavi duke filluar nga 1999. Dhuna e fundit ka ndodhur më 2006, vit ku është arratisur nga Ashraf. Rajavi nuk shfaqej në publik prej thuajse 3 vjetësh. Soltani e akuzon Maryam Rajavi se e ka ndihmuar Massoud që të abuzojë me vite të tëra gratë e organizatës. “Massoud Rajavi thoshte: “Arsyeja e vetme për të cilën gratë mund të më lënë është njëburrë. Prandaj dua të gjitha zemrat tuaja””, më ka treguar Soltani, sipas të cilës Rajavi kishte qindra “gra” brenda kampit. Në një intervistë telefonike nga Gjermania, një tjetër ish militante, Zahra Moini, më ka treguar: “Ishte Maryam ajo që lexonte premtimet për tëbërë që martesa mund të konsumohej. Kush kundërshtonnte, zhdukej”. Dy dezertore të tjera, ZahraBagheri dhe Fereshteh Hedayati, kanë denoncuar se kanë pësuar operacione në uterus pa konsensusin e tyre në spitalin e Ashraf, me pretekstin e ndërhyrjeve tëvogla për probleme të tjera shëndetësore. Më pas procedura u justifikohej viktimave duke ju shpjeguar se përfaqësonte “apogheun” e besnikërisë së tyre ndaj liderit. Hedayati kishte hyrë në MEK më 1981 bashkëme të shoqin. “Më thanë se kisha një çist, por më hoqën uterusin. Më shpjeguan se kështu do të kisha një lidhje akoma edhe më të fortë me liderin”, më ka treguar ajo. Hedayati, që tani jeton në Norvegji, pohon se më shumëse 100 gra janë sterilizuar nga mjekët e MEK-ut.
Paratë e sauditëve
Zyrtarisht, Shqipëria ka pranuar t’i mirëpresë anëtarët e MEK-ut për arsye humanitare. Në realitet, qeveria shqiptare ka përfituar nga rasti për ta falenderuar administratën amerikane, pas refuzimit të shumëvendeve të tjera europiane. Për administratën Trump,MEK-u është një resurs i rëndësishëm në konfliktin rajonal midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Në maj të2018, Trump është tërhequr nga marrëveshja e bërthamores iraniane dhe ka shpallur sanksione të reja, që kanë shkaktuar rënien e monedhës dhe 4 muaj protesta të pandërprera në të gjithë Iranin. Në mes tënëntorit, Shtetet e Bashkuar kanë rivendosur sanksionet mbi eksportet e naftës dhe systemin bankar të teheranit. Por strategjia e Lindjes së Mesme e Trump ështëkritikuar pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi nga dora e agjentëve sauditë në Stamboll, që ka pasur kundërgoditje serioze mbi Princin Trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman dhe aleatët e tij në Uashington.Për pjesën më të madhe të jetës së tij në ekzil, MEK-u është financuar nga Saddam Hussein. Pas rënies sëdiktatorit iraken, grupi ka deklaruar se përfiton fonde nga organizata të diasporës iraniane dhe nga donatorë tëveçantë. MEK-u e ka mohuar gjithmonë se përfiton financime nga Arabia Saudite, por në 2016 Princi Turki al Faisal, ish shefi i inteligjencës saudite, ka marrë pjesënë mbledhjen vjetore të grupit në Paris. “Paratë vijnëme siguri nga sauditët”, pohon Ervand Abrahamian, Profesor në City University of New York dhe autor ilibrit më të rëndësishëm lidhur me historinë e grupit, “The Iranian Mojahedin”. “Nuk ekziston asnjë grup tjetër në gjendje q ëtë garantojë një fluks të tillëparashë”.
Analistet bien dakord se MEK-u nuk ka as kapacitetet, as mbështetjen për ta përmbysur qeverinë iraniane. Paul Pillar, që ka punuar për 28 vjet në CIA dhe ka qenëanalist i antiterrorizmit, pohon se edhe mbështetësit e MEK-ut në administratën Trump “janë aq të zgjuar sa ta kuptojnë që grupi nuk është demokratik dhe nuk ka ndjekje në Iran”. Trump dhe idhtarët e linjës së ashpër kundër Iranit, pohon Pillar, nuk janë të interesuar ta zëvendësojnë regjimin aktual, por ta rrëzojnë atë: “Bëjnë gjithçka të mundur për ta përmbysur rendin politik në Iran, për ta paraqitur këtë rezultat si një fitore, pavarësisht nga ajo që do të ndodhë më pas”. Sipas Hassan Heyrani, që e ka lënë MEJ-un verën e kaluar, puna kryesore e grupit në Shqipëri është të luftojë nëluftën e informacionit online midis Iranit dhe rivalëve tëtij. Heyrani rrëfen se ka punuar në një “fabrikë trollësh” brenda bazës në Shqipëri, ku rreth 1000 persona publikojnë propagandë në favor të Rajavi dhe kundër Iranit në anglisht, persisht dhe arabisht, në Facebook,Twitter, Telegram dhe në seksionet e komenteve tëgazetave. Një zëdhënës i MEK-ut i ka quajtur këto akuza si “gënjeshtra”, të fabrikuara për të mbështetur qeverinë iraniane.
Sipas Marc Owen Jones, një hulumtues që studion përdorimin e bot-eve për propagandën politike në rrjetet sociale, në fillimin e 2016 janë shfaqur mijëra llogari tëdyshimta në Twitter, që kishin “Iranin” si lokalizim dhe “të drejtat e njeriut” në përshkrim apo në emër, dhe kanë nisur të publikojnë përmbajtje në favor të Trump dhe të MEK-ut. Disa gazetarë shqiptarë denoncojnë se MEK-u, që ka lidhje të ngushta me politikanë tëfuqishëm dhe me shërbimet vendore të sigurisë, operon pandëshkueshmërisht në Shqipëri. Ylli Zyla, shefi i inteligjencës ushtarake shqiotare nga 2008 më 2012, akuzon grupin se ka shkelur ligjet e vendit. “Anëtarët e tij jetojnë në Shqipëri si pengje”, më ka dhënë dhe kampi i tyre i shpëton juridiksionit të policisë shqiptare.Ish anëtarët e akuzojnë MEK-un se është përgjegjës për vdekjen në muajin qershor të Malek Sharai, njëkomandant i nivelit të lartë, kufoma e të cilit ështëgjetur nga polumbarët në fund të një çisterne prapa bazës shqiptare të grupit. Zahra Sharai, e motra, thekson se Malek po arratisej nga kampi dhe akuzon MEK-un për vdekjen e tij. Ky i fundit pohon se Sharai ështëmbytyr në tentativën për të shpëtuar një person tjetër dhe policia e ka konsideruar vdekjen e tij si jo tëdyshimtë.
Ndërhyrje
Dezertorët që kanë mundur e kanë lënë ilegalisht Shqipërinë dhe janë strehuar në vende të tjera europiane, por rreth 120 persona kanë mbetur në Tiranë, ku shtyjnë ditët. Shteti shqiptar nuk ua jep të drejtën e azilit as anëtarëve të MEK-ut, as dezertorëve të tij dhe nga 1 shtatori është pezulluar edhe subvencionimi i Kombeve të Bashkuara prej 238 eurosh në muaj. Migena Balla, avokatja që përfaqëson Mostafa dhe Robabe Mohammadi në luftën e tyre për të siguruar lëshimin e vajzës së tyre Somayeh, mendon se janëushtruar presione ndaj policisë dhe sistemit gjyqësor për të garantuar që MEK-u të mos “krijojë probleme politike”. “Kur kam shkuar në komisariatin e policisëpër të dorëzuar denoncimin e klientëve të mir, policët janë zhdukur. Kanë frikë se mos humbin vendin e punës”, më ka thënë Balla. MEK-u nuk e ka pëlqyer praninë e çiftit Mohammadi në Shqipëri. E akuzojnëMostafa (dhe të gjithë ish anëtarët që kanë denoncuar metodat e grupit) se është një agjent i paguar nga “regjimi i mullahëve”. Më 27 korrik Mostafa ështështruar në spital si pasojë e një agresioni të 4 eksponentëve të MEK-ut, i filmuar nga e shoqja.Agresorët janë ndaluar nga policia shqiptare, por janëliruar pasi një falangë e grupit është paraqitur nëkomisariat. Organizata ka botuar letra të ndryshme tëatribuara Somayeh që e akuzojnë të atin se është spiun iranian dhe kohët e fundit ka shpërndarë një video tëxhiruar brenda bazës ku vajza, dukshëm e tronditur, deklaron se dëshiron të qëndrojë me grupin. Çifti Mohammadi është përgjigjur me letra të hapura drejtuar të bijës dhe politikanëve shqiptarë. “Jam nëna jote dhe dua të takoj”, i ka shkruar Robabe Somayeh. “Të kam dhënë gji, të kam mbajtur në krahë. Je mishi dhe gjaku im. Po plakem, por jeta ime nuk ka kuptim pa të parë”.