Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi një raketë ruse që po shkonte drejt digës së rezervuarit të Kiev-it.
Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan një raketë ruse në orën 03:50 të së shtunës.
Kjo e fundit po shkonte drejt digës së rezervuarit të Kievit, që ndodhet në veri të kryeqytetit ukrainas.
Lajmi u raportua nga shërbimi për shtyp i Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës.
“Nëse diga shkatërrohet, përmbytja do të çojë në viktima dhe humbje katastrofike – duke përfshirë përmbytjen e zonave të banuara të Kiev-it dhe periferive. Shkatërrimi i digës së Kievit mund të çojë në shkatërrimin e Kaniv-it, Kremenchug-ut dhe digave të tjera të kaskadës”, citoi burimi zyrtar.
Sipas tij, shkatërrimi i digës mund të pasojë edhe një aksident në termocentralin bërthamor të Zaporozhye-s.