Që nga viti 1952, Mbretëresha Elizabeth II ka shërbyer si monarke mbretëruese e Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo ka qenë po ashtu në krye të Commonwealth-it, grupi i 53 kombeve sovrane që përfshin shumë territore ish-britanike.
E njohur për mbretërimin e gjatë, ajo njihet për interesimin serioz për qeverinë dhe çështjet politike, përveç detyrave ceremoniale. I njihet merita edhe për modernizimin e shumë aspekteve të monarkisë.
Elizabeth, në shtatorin e vitit 2015, tejkaloi rekordin prej 63 vitesh e 216 ditësh në fron të vendosur nga Mbretëresha Victoria, stërgjyshja e saj.
Kjo e ktheu atë në monarken britanike më jetëgjatë në histori. Madje, këtë shkurt, ajo festoi jubileun e saj Platinum duke shënuar shtatë dekada të shërbimit të saj në Commonwealth.
Paçka se e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë me dado, u ndikua shumë nga nëna e saj, e cila rrënjosi tek ajo një besim të devotshëm të krishterë.
Por edhe një njohje të mprehtë të kërkesave të jetës mbretërore.
E arsimuar nga mësues privatë, me theks në historinë dhe ligjin britanik, ajo studioi gjithashtu muzikë dhe mësoi të fliste rrjedhshëm frëngjisht.
Pa lënë mënjanë pasionin e përjetshëm për kuajt.
Si mbretëreshë, ajo ka mbajtur shumë kuaj garash të racës së pastër dhe ka marrë pjesë shpesh në gara dhe ngjarje të mbarështimit.
Elizabeth dhe e motra, Margaret, e kaluan pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore veçmas nga prindërit e tyre në një kështjellë mesjetare jashtë Londrës.
Në vitin 1942, mbreti e bëri Elizabeth-ën kolone nderi në Gardën 500 Grenadier, një regjiment i Ushtrisë Mbretërore.
Dy vjet më vonë, ai e emëroi atë anëtare të Këshillit të Privatësisë dhe Këshillit të Shtetit, duke i mundësuar asaj të vepronte në emër të tij kur ai ishte jashtë vendit.
Në vitin 1947, menjëherë pasi familja mbretërore u kthye nga një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut dhe Rodezi, ata njoftuan fejesën e Elizabeth me Princin Filip të Greqisë, kushëririn e saj të tretë.
Ajo ia kishte vënë syrin kur ishte vetëm 13 vjeç dhe marrëdhënia e tyre u zhvillua përmes vizitave dhe korrespondencës gjatë luftës. E vendosur, u martua me të më 20 nëntor 1947.
Djali i tyre i parë, Charles, lindi në vitin 1948, kurse vajza Anne erdhi në jetë dy vjet më vonë.
Elizabeth dhe Phillip qëndruan bashkë për 73 vjet, derisa ai ndërroi jetë në prill 2021 në moshën 99-vjeçare.
Në dekadën e parë të mbretërimit, Elizabeth u vendos në rolin e saj si mbretëreshë, duke zhvilluar një lidhje të ngushtë me kryeministrin Winston Churchill.
Këtë, duke përballuar një katastrofë të punëve të jashtme në krizën e Suezit të vitit 1956 dhe duke bërë udhëtime të shumta shtetërore jashtë vendit.
Në përgjigje të kritikave në shtyp, mbretëresha përqafoi hapat për të modernizuar imazhin e saj dhe të monarkisë, duke përfshirë transmetimin e saj vjetor të Krishtlindjeve në televizion për herë të parë në vitin 1957.
Elizabeth dhe Philip sollën në jetë edhe dy fëmijë të tjerë, Andrew dhe Edward.
Në vitin 1968, Charles u investua zyrtarisht si Princi i Uellsit, duke shënuar edhe fillimin e asaj që do të ishte një periudhë e gjatë si mbret në pritje.
Në vitin 1981, të gjithë sytë ishin te familja mbretërore teksa Princi Charles u martua me Lady Diana Spencer në Katedralen e Shën Palit në Londër.
Edhe pse çifti shpejt mirëpriti dy djem, William dhe Harry, martesa e tyre u shpërbë shpejt, duke shkaktuar një siklet të konsiderueshëm publik për mbretëreshën dhe gjithë familjen mbretërore.
Në vitin 1992, një zjarr shpërtheu në Kështjellën Windsor dhe mes protestave publike për përdorimin e fondeve të qeverisë për të restauruar rezidencën mbretërore, Mbretëresha Elizabeth II ra dakord të paguante taksa për të ardhurat e saj private.
Kjo nuk kërkohej nga ligji britanik, megjithëse disa monarkë të mëparshëm e kishin bërë.
Asokoh pasuria e saj personale vlerësohej në 11.7 miliardë dollarë.
Në një masë tjetër modernizuese, ajo pranoi të hapte dhomat shtetërore në Buckingham Palace për publikun për një tarifë pranimi kur ajo nuk ishte në rezidencë.
Edhe pas divorcit Diana mbeti jashtëzakonisht e njohur për publikun britanik dhe ndërkombëtar.
Vdekja e saj tragjike shkaktoi një vërshim të jashtëzakonshëm tronditjeje dhe pikëllimi, si dhe zemërim ndaj familjes mbretërore për atë që publiku e konsideronte si keqtrajtim ndaj “Princeshës së Popullit”.
Megjithëse Mbretëresha Elizabeth II fillimisht e mbajti familjen larg syrit të publikut në Balmoral, përgjigja e paprecedentë publike ndaj vdekjes së Diana-s e bindi atë të kthehej në Londër, të bënte një fjalim televiziv për të.
Popullariteti i mbretëreshës dhe i gjithë familjes mbretërore u ringjall gjatë dekadës së parë të shekullit të XXI-të.
Në vitin 2005, mbretëresha gëzoi mbështetjen e publikut kur dha pëlqimin e saj për martesën e Princit Charles me Camilla Parker Bowles.
Në dekadën e saj të shtatë në fron, Mbretëresha Elizabeth II kryesoi madhështinë dhe rrethanat e një martese tjetër mbretërore në Westminster Abbey, atë të Princit William me Catherine Middleton në prill 2011.
Duka dhe Dukesha e Cambridge-it, të cilët ka të ngjarë të bëhen mbreti i ardhshëm i Britanisë dhe mbretëresha, vazhduan linjën e pasardhësve me fëmijët e tyre, Princ George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.
Në qendër të gjithçkaje ka qenë festimi i ditëlindjes së 90-të të mbretëreshës në vitin 2016. Ajo vazhdoi detyrat e saj zyrtare, daljet publike dhe shumë kohë jashtë me kuajt e saj të dashur.
Megjithëse thashethemet kanë qarkulluar në periudha të ndryshme se mbretëresha Elizabeth do të hiqte dorë dhe do të linte princin Charles të merrte fronin, shumë ekspertë mbretërorë e dyshonin abdikimin e fronit.
Ajo mbeti një prani e qëndrueshme në krye të familjes mbretërore të Britanisë.