Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Mbi 2100 të vrarë – Mariupoli është kthyer në masakër

Bilanci është më shumë se tragjik në qytetin e rrethuar nga forcat ruse, Mariupol, ku bilanci i luftimeve mes civilësh mendohet të jetë mbi 2 mijë e 100.

Më saktësisht, janë 2 mijë e 187 persona, të cilët janë vërtetuar se janë të vrarë atje dhe rezultojnë rezidentë në Mariupol.

Vetëm në 24 orët e fundit, Rusia ka goditur mbi 22 herë zona të banuara, sipas autoriteteve lokale.

“Qyteti është në situatë kritike prej 12 ditësh. Nuk ka elektricitet, ujë apo ngrohje. Nuk ka thuajse fare valë telefonike. Rezervat e fundit të ushqimin dhe ujit po mbarojnë”, thuhet në një mesazh që po qarkullon në media vendase e të huaja.

Pamjet e shkatërrimit në Mariupol i tregojnë më së miri edhe imazhet satelitore të fundit të sjella nga kompania Maxar, ku duket qartë se qyteti nuk njeh më sipërfaqe jeshile, por vetëm shkrumb e hi.

LAJME TË TJERA >>