Kylian Mbappe ka firmosur zyrtarisht kontratën dhe ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain deri në vitin 2025.
“Jam shumë i lumtur që vazhdoj aventurën këtu në Paris Saint-Germain. Shtëpia ime, qyteti im siç kam thënë gjithmonë”, tha Mbappe para ndeshjes me Metz.
Do të vazhdoj te Paris Saint-Germain për të fituar tituj së bashku. Faleminderit!”, përfundoi ai.
Perveç francezit, foli edhe pronari i klubit, i cili tha se nënshkrimi i Mbappe-s është lajm fantastik.
“Ky është një lajm i bukur për ju pasi Kylian do të vazhdojë këtu në Paris Saint-Germain me një kontratë të re”, shtoi sot Nasser para tifozëve parisien.
Mbappe i telefonoi Florentino Perezit gjatë pasdites për t’i treguar vendimin përfundimtar dhe për të refuzuar propozimin zyrtar të Real Madridit.