Plot 23 vite pas ekzekutimit me armë të gazetares dhe moderatores së mirënjohur britanike Jill Dando jashtë apartamentit të saj në Fulham të Londrës, disa dokumente të zbuluara në një gjykatë në Paris mund të hedhin dritë mbi shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Detajet e zbuluara nga këto dokumente që i përkasin një dosjeje të sulmeve seksuale në Francë, tregojnë se një vrasës famëkeq i mafias ruse është dërguar në 1999 në Londër për të hequr qafe një reportere tjetër me flokët bionde dhe që punonte në BBC.
Dhe për fatin e keq të Jill rezulton se doktori i kësaj reportereje që ngjasonte në look me të ishte i fejuari i saj.
Sipas raportimeve të fundit në media që i referohen kësaj dosje me detaje të pazbuluara më parë, vrasësi i Jill Dando mund ta ketë ngatërruar atë me kolegen e saj, e cila ishte objektivi i vërtetë i një komploti vrasjeje.
Kjo dosje ka dalë në pah kur një manjat francez i modës është akuzuar për sulme seksuale dhe gjithashtu ka punësuar një vrasës me pagesë rus për të vrarë prezantuesen Lisa Brinkworth pasi ajo ekspozoi agjencinë e tij në media.
Gerald Marie, 72 vjeç, ish-shefi i agjencisë së modelimit “Elite”, po hetohet për sulme seksuale dhe përdhunime të dyshuara që përfshijnë të paktën 11 gra. Midis tyre është zonjusha Brinkworth, 55 vjeç, e cila pretendon se është sulmuar seksualisht në vitin 1998, ndërsa ajo punonte në fshehtësi së bashku me gazetarin Donal MacIntyre për të ekspozuar krimet seksuale në industrinë e modës në një dokumentar të BBC-së.
Statuti i kufizimeve të Francës, megjithatë, nënkupton që pretendimet për abuzim seksual duhet të raportohen brenda 20 viteve. Avokatët e Miss Brinkworth kanë paraqitur dokumente në prokurorin e Parisit duke argumentuar se statuti nuk zbatohet në rastin e saj për shkak të frikës prej vitesh për sigurinë e saj.
Ish-gazetarja e BBC-së u mbajt në shtëpi të sigurta për vite pas ekspozimit dhe pretendon se ishte dekurajuar nga ndërmarrja e veprimeve ligjore kundër Marie nga korporata.
“Vrasësi mund të ketë ngatërruar Jill Dando për objektivin e vërtetë duke pasur parasysh ngjashmëritë e habitshme në pamjen dhe profesionin e tyre, si dhe faktin që ato jetonin në të njëjtën pjesë të Londrës”, argumentojnë avokatët.