Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Manja te ‘ligjet’: SPAK të fokusohet te krimi i organizuar! Ndryshime në Kodin Penal për krimet në familje

Qeveria kërkon që SPAK të fokusohet në hetimet kundër krimit të organizuar.  Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, e përcolli këtë mesazh gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.

‘Vihet re një rritje e numrit të çështjeve sa i përket krimit të organizuar, ne inkurajojmë që fokusi duhet të drejtohet tek krimi organizuar dhe asetet që ka krimi organizuar, edhe pse ka një përparim për sekuestrimin e tyre. Ne rekomandojmë që të shihet me tjetër sy lufta ndaj krimit të organizuar. Kjo ka një impakt të rëndësishëm dhe në rritjen e besimit të opinionit publik në këtë drejtim.

tha Manja.

Manja paralajmëroi realizimin e një amnistie të plotë e cila nuk u miratua për shkak të zgjedhjeve lokale.

‘Ne dëshirën e kemi ta sjellim në tryezën tuaj, për kohën, tani sigurisht që amnistitë kanë rregullat dhe periudhën e vetë. E shtymë, një nga arsyet që spati për vitin 2023, ishte procesi 14 majit, sep po ta bënim, do thonin ja bën amnisti para 14 majit.’

– tha Manja.

Ministri i Drejtësisë evidentoi uljen e krimit tek të miturit dhe rritjen e dhunës në familje apo krimeve seksuale, për të cilat tha se janë kërkuar ndryshime në kodin penal.

‘Në nenin 403-406 të procedurës penale, që personat që akuzohen për dhunë në familje, krime kundër të miturve, të mos kenë të drejtë të përfitojnë nga gjykimi i shkartuar. Do vij në komision e kuvend.’


– tha Manja.

Opozita ngriti shqetësimin për krimet elektorale, por Manja tha se humbja është e hidhur.

Ministri i drejtësisë tha se në fund të vitit 2024 pritet të fillojë adresimi i çështjes së vakancave të krijuara nga vettingu në sistemin e drejtësisë.

LAJME TË TJERA >>