Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Rama: Duhet të kërkojmë arritjen e paqes dhe sigurisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se kjo “shënon një gur themelor në transformimin e vendit tonë”.

Mbrëmjen e 14 shkurtit, nga New York-u, Rama theksoi se Këshilli i Sigurimit “duhet të kërkojë arritjen e paqes dhe sigurisë”.

Gjithashtu, edhe vendosjen e drejtësisë dhe llogaridhënies, për të cilën kryeministri tha se “mund të shkojmë drejt pajtimit, që çimenton paqen e qëndrueshme”.

Sipas tij, Shqipëria ka vënë në fokus të agjendës, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Në përmbyllje, i pari i qeverisë shqiptare tha se “do të mund të luftojmë shkaqet rrënjësore të konfliktit të dhunshëm”.

Kjo, duke “pranuar tjetrin te vetja dhe veten te të tjerët. Në fund të fundit, ne jemi të gjithë një bashkësi e fatit.

E pranishme ka qenë edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka mbajtur fjalën përshëndetëse.

Xhaçka tha se, ky mandat tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë.

“Përgjatë gjithë përgatitjeve tona të gjithë e ndiejmë dimensionin historik të tij”.

Ai ndodhet në New York, bashkë me një përfaqësi të dikasterit qeverisës shqiptare.

Më 14 shkurt, Rama u takua me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, kur sapo është marrë edhe përgjegjësia e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

Kurse të martën e 15 shkurtit, Rama do të takohet me sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Gjatë kësaj vizite katërditore, kryeministri do të zhvillojë dhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunime të mundshme në fushën e sigurisë dhe arsimit.

Shqipëria është e shqetësuar për vendosjen e trupave ruse në kufirin ukrainas.

Sipas kryeministrit, anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe dimensioni që ky fakt i jep marrëdhënieve mes palëve, pasurohet me “një fakt të ri”.

LAJME TË TJERA >>