Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Mançini serioz: Do jetë një ndeshje e vërtetë, s’kemi ardhur për pushime

as Rejës, radhën për të folur para gazetarëve e kishte trajneri i Italisë, Roberto Mançini. Ai u shpreh se kjo periudhë do të jetë e vështirë për skuadrën e tij, pasi mungon në Botërorin e Katarit.

Për ndeshjen e nesërme, trajneri i ‘axurrëve’ theksoi se do të jetë një sfidë e vërtetë, pasi mund të shërbejë shumë për të ardhmen.

“Do të jetë një muaj i vështirë për ne, por duhet të mendojmë për të ardhmen. Në këtë miqësore kemi mundësinë të shohim lojtarë që nuk i njohim ende shumë mirë. Nuk kemi ardhur për pushime këtu, e vlerësojmë Shqipërinë, që nuk është ekip aq i dobët.

Këto ndeshje na shërbejnë për periudhën pas marsit dhe do të përpiqemi të marrim më të mirën. Lojtarët shqiptarë të Serisë A? Janë të gjithë të mirë, përderisa luajnë në Serinë A. Nuk dua të veçoj ndonjë emër të veçantë, por i respektoj të gjithë ata”, – ka thënë trajneri Mançini, i cili shoqërohej nga kapiteni Bonuçi në konferencë shtypi.

LAJME TË TJERA >>