Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Luiza Gega fiton medalje ari në Kampionatin Ballkanik dhe hyn në historinë e tij

Një ditë speciale për atleten shqiptare, Luiza Gega. Ajo ka fituar dy medalje në Kampionatin Bllakanik: medalje ari në 3000 metra, që është edhe specialiteti i saj, si dhe medalje argjendi në garën e 1500 metrave.

Për atleten shqiptare, siç ajo vetë ka shkruar pas garës, është medalja e 8-të e artë që fiton në Kampionatin Ballkanik dhe që e fut atë në histori, sepse bëhet sportistja me numrin më të lartë të medaljeve të arta të fituar në këtë kompeticion.

Po ashtu, për herë të parë Gega ka bërë dy gara brenda 50 minutash dhe te të dyja arriti të merrte medalje. “Mund ta quaj një stërvitje të mirë me finish të shpejtë përpara Kampionatit Botëror”, – shkruan Luiza Gega në faqaen e saj në Facebook.

LAJME TË TJERA >>