Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Lufta në Ukrainë/ Serbia ndalon eksportimin e miellit, grurit, misrit dhe vajit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nga e enjtja e tre marsit, Serbia ka stopuar eksportin e miellit, grurit, misrit dhe vajit, krejt kjo si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ai tutje ka deklaruar se Serbia do të ishte në telashe të mëdha nëse Bashkimi Evropian (BE) do të ndalonte importin e të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia dhe se NIS tashmë po kërkon të importojë naftë nga vendet e treta.

Në 24 orët e fundit ka pasur trazira të mëdha në botë, ka thënë ai.

“Serbia është në telashe nëse BE-ja ndalon importin e të gjitha burimeve të energjisë, sepse ne nuk kemi ku ta marrim – nafta dhe gazi nuk mund të bien nga qielli”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se Qeveria serbe ka marr vendim për lirimin e mallrave të caktuara nga taksat doganore për vitin 2022.

“Meqë do të ketë nevojë për naftë nga vendet e treta – nuk kemi të ardhura të mëdha në dogana, ne heqim dorë si shtet, për të siguruar furnizim të plotë të tregut”, ka deklaruar ai gjatë një interviste në B92, duke shtuar se tani “Jemi në krizën më të madhe që nga viti 1945”.

LAJME TË TJERA >>