Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Lufta e golfit, ‘shiu’ i dollarëve vë Amerikën dhe Europën kundër Arabisë

Pse 4 nga 10 lojtarët më të mirë të botës në golf dhe 20 nga 50 më të mirët janë regjistruar në turneun që nuk jep pikë as për klasifikimin amerikan dhe as për atë europian? Pse sfidojnë polemikat dhe telashet? Përgjigja është e thjeshtë: sepse i paguajnë, madje shumë. Turneu në fjalë quhet “Saudi International” dhe zhvillohet në Arabinë Saudite. Fillon të enjten dhe janë të shumtë ata që gjykojnë si fillimin e një lufte, që do të ndryshonte përgjithmonë golfin.

Foto ilustruese. Nje lojtar duke luajtur golf.

Në javën kur “Pga Tour” ka etapën e tij në Pebble Beach, – një vend që mbledh golfistët e gjithë botës për “Pro-Am”, një turne që luhet që prej viteve ‘30 dhe ku zakonisht më të mëdhenjtë nuk mungojnë kurrë, – ata papritur kanë zgjedhur Arabinë Saudite. Amerikanët Dustin Johnson, Bryson DeChambeau, Xander Schauffele, Tony Finau, Patrick Reed dhe Phil Mickelson, anglezët Tommy Fleetwood, Tyrrel Hatton, Paul Casey, Lee Westwood e Ian Poulter, spanjolli Sergio Garcia dhe suedezi Henrik Stenson kanë shkuar në Arabi. Për të gjithë ka një çek me shumë zero.

Dhe për shumë prej tyre edhe një ofertë shumë joshëse: të impenjohen për një SuperLigë të ardhshme të golfit. Ka zëra jozyrtarë se Dustin Johnson i janë ofruar 30 milionë dollarë në vit. Miliona të garantuara, përveç shpërblimeve.

Mjafton fjala SuperLigë për të kuptuar situatën, që të apasionuarit pas futbollit e njohin mirë. Një qark i mbyllur për super të pasurit, ku vlerat sportive dalin në plan të dytë. Sot golfi dominohet nga dy qarqe të mëdhenj: “Pga” amerikane, me 49 turne dhe shpërblime që në total kapin shifrën 450 milionë dollarë, si dhe “DPWorld” (emri i një sponsori) që këtë vit quhet “European Tour”, me 45 turne dhe 150 milionë dollarë në mesi, gjithmonë duke lënë mënjanë “Majors”.

Nje fushe golfi.

Është edhe “Asian Tour”, që deri sezonin e kaluar kishte bashkëpunim me “European Tour”, por që tashmë ka vendosur të dalë më vete, sepse ka ardhur një investim direkt nga Arabia Saudite prej rreth 300 milionë dollarësh. Turneu i Jedës është i pari për 2022-shin.

“Pga” dhee “DpWorld” janë frikësuar dhe kanë bërë të qartë se, nëse krijohet një SuperLigë, do të përjashtojnë menjëherë të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në të. I njëjti reagim që patën FIFA dhe UEFA në futboll: me ne, ose kundër nesh. A do të thotë kjo se Johnson, DeChambeau dhe Mickelson janë tashmë “të jashtëligjshëm”? Jo, sepse “Saudi International” nuk është ende zyrtarisht një turne i SuperLigës, por vetëm i “Asian Tour”, ndaj dhe të gjithëve u është dhënë leja. Një lloj paqeje para shpërthimit të një lufte të vërtetë?

Kur është në mes Arabia Saudite, polemikat nuk mungojnë kurrë. Është një vend, ku të drejtat e njeriut nuk janë të garantuara dhe që po përdor sportin për të pastruar imazhin. Automobilizmi, futbolli dhe tani edhe golfi. E quajnë “Sportwashing”.

Greg Norman, australiani qe i ehste besuar krijimi i SuperLiges.

Sauditët i kanë besuar Greg Norman, australianit që ka fituar 2 “Majors” dhe i njohur me një nofkë që e përfaqëson në mënyrë perfekte: “Peshkaqeni”. Dje ka njoftuar krijimin e një serie turnesh. Dhjetë turne që janë një sfidë e hapur, njëri madje në Angli, në qershor. Është si të thuash: po ju sjell luftën në shtëpi, edhe pse Norman ka mohuar gjithçka.

“Nuk jemi këtu për të luftuar me askënd. Jemi këtu për të mirën e golfit. Ishte një zhgënjim i madh të shihje sulmet që na janë bërë në këtë periudhë. Atyre që na kanë gjykuar pa njohur faktet, ju them se është e turpshme. Nga çfarë keni frikë?”, – ka thënë Norman. Nuk duken fjalë paqeje. Amerika dhe Europa kundër Arabisë. Lufta e golfit sapo ka nisur.

LAJME TË TJERA >>