Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Lojtarët e sotëm? Te psikologu për 4 meme në rrjetet sociale!

Futbolli i sotëm ndryshon shumë nga ai i mëparshmi. Dikush përdor edhe ironinë për të bërë krahasimin, siç është rasti i Horge Valdanos, ish-lojtari i famshëm i Argjentinës.

Në një intervistë për ‘La Nacion’, Valdano ka prekur tema të ndryshme, që lidhet me aktualitetin e futbolit. Në mënyrë të veçantë ai ka folur për raportin që lojtarët e sotëm kanë me rrjetet sociale.

“Lojtarët e sotëm? Dikush shkon direkt te psikologu për 4 meme në rrjetet sociale… Dhe atëherë është më mirë të mos hysh në këtë botë”, – ka theksuar Valdano.

Horge Valdano

“Futbolli pa dyshim ka pasur aftësinë për t’u përshtatur me çdo media. Futbolli rritet dhe mban fuqinë e tij. Por mendoj se po ngatërrojmë futbollin me argëtimin. Futbolli është një emocion para se të jetë argëtim.

Nëse do të jetë argëtim, në celular gjen një konkurrent të pathyeshëm. Aty futbolli nuk mund të luftojë. Futbolli lufton me ndjenjën me të cilën luan. Kjo po na çon drejt një gazetarie, ku është shumë e rëndësishme të jesh argëtues, sikur të ishte diçka shumë e lehtë.

Të transformosh futbollin në kalim kohe nuk duhet të harrosh se bëhet fjalë për një territor të karakterit emotiv. Mendoj se e bëjnë, sepse kanë frikë se të rinjtë largohen. Dhe në këtë pikë mund të them vetëm kaq: një ditë të rinjtë do të heqin dorë nga të qenit të rinj.

Kur ta bëjnë këtë do të kujtohen se kanë shkuar në fushë dorëpërdore me babanë. Do të kujtohen që skuadra e lagjes së tyre, pa e ditur pse, rizgjon tek ata më shumë gjëra se skuadra e lagjes ngjitur. Sepse bëhet fjalë për emocione”, – ka thënë Valdano.

LAJME TË TJERA >>