Pak para se të fluturoja për në kryeqytetin lituanez, pashë disa postera në një mur në Londër. “Je pushuar nga Meta ose Twitter? Shpërngulu në Vilnius” shoqëruar me një kod QR për detajet. Ky lloj marketingu gueril është i përdorur shumë së fundmi nga fushatat e vendeve baltike për të tërhequr talentet, sidomos nga sektori i teknologjisë.
Lituania është një ndër vendet që po zhvillohet shpejt si qendër e fintech në BE dhe ka mijëra plane për Start-Up-e. Bordi turistik më dha një çantë lecke që shkuruante “Unë dal vetëm me njerëz që e dinë se ku është Vilnius”, (fatmirësisht bashkëshorti im e di). Më pas, e preferuara ime, është një poster i një gruaje të zhveshur me një të qeshur ngjitëse në fytyrë me sloganin “Vilnius: Pika G e Europës. Askush nuk e di ku është, por kur e gjejnë është e mrekullueshme”.
Kur lufta nisi në Ukrainë, ne mendonim se nëse Kievi bie, do të ishte radha jonë. Ne mbivlerësuam forcën ushtarake të Rusisë. (Mantas Adomėnas, zv.ministër i Jashtëm)
Vilnius ka histori të gjatë me mikëpritjen e të huajve dinamikë. 700 vite më pareë, themeluesi i qytetit, , Grand Duke Gediminas i Lituanisë, i dërgoi letra homologëve të tij në Europë duke ftuar tregtarë e zejtarë në Vilnius. Ai i ofroi atyre përjashtim nga taksat dhe i premtoi tolerancë fetare. Atëherë Lituania ishte pagane dhe kishte shpenzuar 2 shekuj duke luftuar kryqëzatat.
“Letra e Gediminas më frymëzon,” thotë kryetari aktual i Vilnius, Remigijus Šimašius, një burrë i gjatë, biond, i buzëqeshur, i cili është pozitiv për qytetin e tij. “Kjo tregon se ne kemi qenë një qytet liberal që nga fillimi dhe se të qenit i hapur ndaj botës së jashtme është në gjenet tona.” Kur ai u emërua kryebashkiak para 8 vitesh, ai vizitoi të gjitha projektet Start Up dhe i pyeti se çfarë i duhej atyre. Përgjigja ishte, transport publik më i mirë, më shumë kopshte fëmijësh dhe hapësira publike më të mira, që ai më pas i ofroi. Qiratë e përballueshme ishin po ashtu një lloj atraksioni, me një apartament 1+1 që kushtonte 700 euro në muaj.
Unë jam në Vilnius së bashku me gazetarë të tjerë europianë për festimet e 700-vjetorit të qytetit, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2023. Por askush nuk mund t’i shpëtojë hijes së asaj që po ndodh në vendin fqinj. Armët ruse po i drejtohen Lituanisë nga shumë drejtime, duke përfshirë enklavën e Moskës në Kaliningrad në perëndim dhe Bjellorusinë në jug. Flamujt ukrainas janë kudo dhe një pankartë me “Putin, Haga po ju pret” varet mbi zyrat e bashkisë. Lituania ka paralajmëruar për kërcënimin nga Moska që kur tanket ruse u futën në Gjeorgji në vitin 2008, por prireshin të fshiheshin nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s si rusofobë.
“Më 24 shkurt ne u kthyem nga telashebërës në ekspertë brenda natës”, – thotë kryebashkiaku.Njerëzit po bënin valixhet gati e po hapnin hartën e Europës. “
Tani e kuptojmë se e mbivlerësuam forcën ushtarake ruse”. Adomënas, i cili ka një doktoraturë në Klasikë nga Kembrixhi dhe i pëlqen të citojë Homerin, është i padurueshëm me përgjigjen e NATO-s. “Së shpejti do të bëhet një vit që nga pushtimi dhe krahu lindor i NATO-s nuk është ende i fortifikuar. Moska do të nisë një ofensivë të re në dy muajt e ardhshëm, kështu që shpejtësia është thelbësore.” Ekziston vetëm një batalion i NATO-s i bazuar në tokën lituaneze tani dhe qeveria dëshiron të paktën dy të tjerë. Nëse tanket ruse do të kalonin kufirin, neni 5 i NATO-s do të aktivizohej dhe e gjithë aleanca perëndimore do t’i kërkohej të shpallte luftë.
Gjatë çajit të pasdites në ministrinë e jashtme, Adomënas mendon se Vilnius tani ndihet si një qytet kufitar, pak a shumë si Vjena gjatë Luftës së Ftohtë. Është plot me refugjatë nga Ukraina, dhe mijëra luftëtarë të lirisë dhe gazetarë të pavarur janë vendosur këtu nga Rusia dhe Bjellorusia, duke përfshirë grupin e fushatës të udhëhequr nga lideri i opozitës rus i burgosur, Alexei Navalny. Prania e tyre, e kombinuar me atë të batalionit të NATO-s të udhëhequr nga Gjermania, do të thotë se forcat lituaneze të sigurisë kanë qenë të zënë me monitorimin e një rritjeje të madhe të sulmeve kibernetike ruse dhe dezinformatave gjatë 11 muajve të fundit.
Për një vend të vogël, Lituania ka peshë të madhe në botën e artit.
Në 2019-n, vendi mori çmimin kryesor në Bienalen e Vjenës . Vepra fituese Diell dhe Det ishte një opera e krijuar nga tre artiste femra. U performua në një det artificial dhe historia konsistonte në një përrallë apokaliptike rreth babëzisë njerëzore që shkakton katastrofa ekologjike.
Më pas unë vizitova teatrin e të rinjve për të takuar regjisorin ukrainas Sergei Loznitsa, që po vë në punë veprën e tij të parë. Triumfi i Vdekjes ëshrë një vepër që lë audiencën të shokuar kur mbyllet perdja. Përqëndruar në Ukrainën e pushtuar nga nazistët, vepra e Loznits abazohet në librin e Jonathan Littell mbi holokaustin, Të mirët. Prodhimi është plot detaje kontraverse dhe është ëbrë thirrje që të hiqet pasi duket sikur i shërben propagandës së Putin.
Loznitsa thotë se kritikët as nuk e kanë parë veprën. Ministri lituanez i Kulturës i refuzoi ato dhe e la veprën të luhej. “Gënjeshtrat na sjellin në katastrofën me të cilën po përballemi sot. Përshkruan një situatë që po përsëritet tani”, – thotë Loznitsa, “vetëm se rolin e gjermanëve po e luajnë rusët. Ata po vrasin ukrainasit sepse janë ukrainas. Kjo histori ju çon në mendësinë e një makinerie vrasjeje masive.” Për anëtarët e audiencës lituaneze, ka gjithashtu jehonë të asaj që ndodhi në tokën e tyre gjatë pushtimit nazist, kur 95% e komunitetit dikur të lulëzuar nga hebrenjtë u vra, me bashkëpunimin e paraushtarakëve vendas. Si një ukrainas rusisht-folëse, Loznitsa është kritikuar gjithashtu se ka folur kundër bojkotit të filmave në gjuhën ruse në festivale në të gjithë Europën. Ai më tregon se si një festival në Spanjë anuloi shfaqjet e filmave të Andrei Tarkovsky. Edhe rusët e vdekur nuk përjashtohen. “Kjo është absurde. Çfarë lidhje ka kjo me Putinin?” pyet Loznitsa i lodhur. “Shkatërrimi i kulturës është sjellje sovjetike. Kjo është pikërisht taktika e tyre, për të anuluar ose për të pastruar me ajër gjërat që nuk u pëlqenin. Mendoj se shumica e ukrainasve pajtohen me mua. Dhe lituanezët gjithashtu.”
Burimi:Financial Times