Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Lea Ypi, pse na duhet?

Në oazën ideore që jetojmë, Lea Ypi na erdhi freskueshëm. Libri i saj “Të Lirë”, na tregoi një lehtësi shkrimore që s’e kishim deri më tani.

Sforcimet letrare dhe shkencore që lexojmë në përditshmëri janë brum tejet i rëndë për t’u përtypur, e assesi të tretshme.

Një mendimtare që ka zgjedhur një kombinim, sipas konsensusit të filozofëve, të pamundur, Kantin dhe Marksin, na i theu idetë e djathta e konzervatore bashkë me ato të majta e përparimtare.

Ne s’kemi shumë çka të konzervojmë, dhe jo shumë çfarë të progresojmë, dhe mbase Lea Ypi rrok më së miri asnjënësinë tonë.

Çfarë ndryshimi përbën ajo? Është autentike. Jo majtësia e saj, por përmbajtësia e saj.

Nëse Marksi konsideronte se “gjithçka çfarë është solide shkrihet në ajr”, Lea Ypi përfaqëson konkretësi jo-ajrore, jo siç ndodh rëndon me filozofët, çfare edhe David Hume i quante “airy sciences that only have the air of science”.

Kemi një universitet të tërë komentuesish të filozofisë, dhe dy ose treve që i kishim (mendoj unë) në tërë Kosovën që BËJNË filozofi, iu shtua, shkurtazi, edhe një e katërt. Lea.

Ndonëse në Prishtinë erdhi me dy emra të papërbashkueshëm, ajo i kredizoi si coincidentia oppositorum, dhe për neve ishte koinçidencë, vetëm, dhe këtu mbase edhe s’pajtohem me Lean, por i duartrokas autenticitetit të saj.

Mendoj se Lea na duhet, për goditjen e saj të shtigjeve që ne i kemi mbyllur pa i ecur asnjëherë.

LAJME TË TJERA >>