Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi të mërkurën e 2 marsit se nëse do të ndodhte një Luftë e tretë Botërore, ajo do të përfshinte armë bërthamore dhe do të ishte shkatërruese.
Lajmi u citua nga agjencia e lajmeve “RIA”.
Lavrov ka thënë se Rusia, e cila nisi atë që e quan një operacion special ushtarak kundër Ukrainës javën e kaluar, do të përballej me një “rrezik real” nëse Kievi do të përdorte armë bërthamore.